• e enjte, 26 dhjetor 2024

Agjencitë informative janë shtylla e krijimit të informacioneve profesionale, deklaroi drejtori i përgjithshëm i MIA-s Dragan Antonovski

Agjencitë informative janë shtylla e krijimit të informacioneve profesionale, deklaroi drejtori i përgjithshëm i MIA-s Dragan Antonovski

Shkup, 19 mars 2024 (BTA)

Informacionet i lidhin njerëzit, por informacionet dinë t'i ndajnë njerëzit. Këtë e deklaroi në Konferencën e Tretë Ndërkufitare për projektin "Evropa në Ballkan: E ardhmja e përbashkët" në pres-klubin e Agjencisë Telegrafike Bullgare BTA) në Shkup, drejtori i përgjithshëm i agjencisë informative shtetërore të Maqedonisë së Veriut - MIA, Dragan Antonovski.

Ky është lajm të cilin e zgjodhi MIA nga servisi i Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), sipas Marrëveshjes për shkëmbim të informacioneve dhe bashkëpunim profesional, e cila parasheh që çdo ditë agjencitë informative kombëtare të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të shkëmbejnë nga një lajm, të cilën do ta publikojnë në sajtin e tyre të internetit pa ndryshime duke e cituar partnerin si burim. 

Si profesionist në sferën e informacioneve, e dimë se edhe pse mundemi të prodhojmë informacione profesionale, mundemi të prodhojmë edhe dezinformata. Domethënë profesionalizëm, e jo informim, mbulim profesional etik - ky është thelbi, theksoi Antonovski. 

Sipas tij, me çdo informacion mund të manipulohet. Për këtë agjencitë janë shtylla e krijimit të informacioneve profesionale, faktike të sakta, të këtij komunikimi, që të afrohemi me njëri-tjetrin, të dijmë më shumë për njëri-tjetrin. Sepse zakonisht kur nuk i di punët, atëherë ke teren për dezinformata, tha Antonovski.

Projektin "Evropa në Ballkan: E ardhmja e përbashkët" e zbaton BTA me ndihmën e Komisionit Evropian dhe ka lidhje me projektin tashmë të zbatuar "Evropa në Bullgari: E ardhmja e përbashkët". Në mesin e qëllimeve të projektit janë: mirëkuptim më i mirë i rolit të politikës së kohezionit, duke përfshirë edhe Ballkanin; ngritja e vetëdijes për projektet e financuara nga BE-ja përmes Politikës së kohezionit; promovimi i dialogut për rezultatet nga zbatimi i saj në nivel lokal, si dhe pjesëmarrje civile në çështje lidhur me politikën e kohezionit. Ky është edhe një projekt sipas "Evropa në Bullgari: E ardhmja e përbashkët", i realizuar nga BTA.

Fillimi i serisë së konferencave për projektin ishte emëruar më 20 dhjetor të vitit të kaluar në Sofje. Konferenca e parë rajonale për projektin u mbajt më 16 janar më Ruse, në të cilën kryetarët dhe ekspertët biseduan për risitë për periudhën 2021-2027 dhe për rezultatet e arritura në periudhën  2014-2020. Ditën e ardhshme, BTA ishte nikoqire e konferencës së parë ndërkufitare Bukuresht - Ruse. Konferenca ndërkufitare për projektin u mbajt edhe në Edrene dhe Haskovë. 

Deri më tani, konferenca janë mbajtur edhe në qytetet Razgrad, Veliko Tërnovo, Silistra, Gabrovë, Burgas, Sliven, Jambol, Kazanllak, Blagoevgrad, Stara Zagora. Në periudhën deri në gusht të vitit 2024, BTA do të organizojë diskutime në pres-klubet e saj në Varnë, Vidin, Vracë, Dobriç, Kërzhalli, Lloveç, Montanë, Pazarxhik, Pernik, Pleven, Plovdiv, Samokov, Smolljan, Sofje, Tërgovishtë, Haskovë dhe Shumen, si dhe konferenca ndërkufitare në Beograd, Bosilegrad dhe në Selanik. 

Fotografia: BTA

________________________________________________________________________

Agjencia Informative Mediatike këto tekste i publikon në formë origjinale, në bazë të Marrëveshjes për shkëmbim të informacioneve dhe bashkëpunimit profesional mes të dyja agjencive kombëtare të lajmeve MIA dhe BTA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR