• e enjte, 26 dhjetor 2024

Agjencia shtetërore e Koresë së Veriut e paralajmëroi vizitën e Putinit në vend

Agjencia shtetërore e Koresë së Veriut e paralajmëroi vizitën e Putinit në vend

Phenian, 21 janar 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë që së shpejti të vizitojë Korenë e Veriut, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA.

Agjencia njoftoi gatishmërinë e qeverisë së Koresë së Veriut për të "mirëpritur sinqerisht mikun më të ngushtë të popullit korean".

Paraprakisht këtë javë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov deklaroi se Moska shpreson se vizita do të dakordohet dhe se Putin do të udhëton në Korenë e Veriut "në të ardhmen e parashikueshme".

Në thellimin e lidhjeve midis Moskës dhe Phenianit shihet jashtë vendit me dyshim dhe shqetësim.

Kim ishte në Lindjen e Largët Ruse shtatorin e kaluar.

Besohet se Koreja e Veriut ka furnizuar Rusinë me municion dhe raketa balistike që janë përdorur në pushtimin e Ukrainës. Prandaj, ekziston frika se Rusia mund të ofrojë ndihmë teknike për programet e armëve të Koresë së Veriut. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR