• e shtunë, 23 nëntor 2024

Agjencia për Menaxhimin me Prona të Konfiskuara ka shitur një pjesë të pronës së konfiskuar të Mijallkovit për rastin "Perandoria", ka mbledhur 244 mijë euro

Agjencia për Menaxhimin me Prona  të Konfiskuara ka shitur një pjesë të pronës së konfiskuar të Mijallkovit për rastin

 Shkup, 6 shtator 2023 (MIA) - Agjencia për Menaxhimin me Prona të Konfiskuara me sukses e ka zbatuar dhe realizuar shitjen e gjithsej tri patundshmërive të konfiskuara nga ish-shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, në pajtim me aktvendim përfundimtar për rastin “Perandoria”.

 "Bëhet fjalë për tri pasuri të paluajtshme të cilat sipas aktvendimit përfundimtar KOK - PP nr. 283/2022 janë konfiskuar nga Sasho Mijallkovi. Mjetet e realizuara nga shitja do ta rrisin buxhetin e shtetit në vlerë të përgjithshme prej 15.000.500 denarë ose 244.000 euro", informojnë nga  Agjencia.

 Agjencia për Menaxhim me Prona të Konfiskuara në gusht të këtij viti ka publikuar një njoftim në të cilin një pjesë e pasurisë së konfiskuar nga Sasho Mijallkovi për rastin “Perandoria”, ndërsa ankandi është caktuar për më 25 gusht. 

 

Janë ofruar në shitje dy banesa në Ohër, njëra prej të cilave është 65 metra katrorë me vlerë të vlerësuar nga  Byroja për Ekspertizë Mjeko-Ligjore prej 5.775.234 milionë denarë, ndërsa tjetra në të njëjtin ndërtesë prej 114 metra katrorë e vlerësuar në 9.032.505 denarë, si dhe tokë prej 56.818 metra katrorë në fshatin Moranë në Komunën e Studeniçanit afër Shkupit me vlerë fillestare prej 17.045.421 denarë dhe një parcelë e vogël prej  321.81  metra katrorë të vlerësuar në 29.686 denarë. Të gjitha në një vlerë të përgjithshme prej rreth gjysmë milion euro.

 Paraprakisht, në korrik të këtij viti në ankand në bursë ishin vënë aksionet e sekuestruara të Mijallkovit.

Në rastin “Perandoria”, Sasho Mijallkov e pranoi fajin dhe ra dakord me Prokurorinë, ndërsa dënimi ishte tre vjet burg dhe konfiskim të pronës në vlerë prej rreth 30 milionë euro, përfshirë 25 banesa dhe parcelën pranë hotel Meriot. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR