• e premte, 08 nëntor 2024

Agjencia për Menaxhim me Pasuri të Konfiskuara ka publikuar shpallje për një pjesë të pasurisë së konfiskuar të Mijallkovit, ankandi është caktuar për më 25 gusht

Agjencia për Menaxhim me Pasuri të Konfiskuara ka publikuar shpallje për një pjesë të pasurisë së konfiskuar të Mijallkovit, ankandi është caktuar për më 25 gusht

Shkup, 11 gusht 2023 (MIA) - Agjencia për Menaxhim me Pasuri të Konfiskuara publikoi shpallje në të cilën janë orfruar një pjesë e pasurive të patundshme të konfiskuara nga ish shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov për rastin "Perandoria". 

Shpallja është publikuar në faqen e Agjencisë  dhe do të zgjasë 15 ditë, ndërsa afati për tu paraqitur është deri më 23 gusht deri në orën 14.  

Ankandi është caktuar për më 25 gusht dhe do të mbahet në mënyrë elektronike përmes sistemit për ankand elektronik të Agjencisë www.odzemenimot.gov.mk.

Të ofruara në shitje janë dy banesa në Ohër, prej të cilave njëra prej 65 metra katrorë me vlerë të përcaktuar nga Byroja për Ekspertiza Ligjore në 5.775.234 milionë denarë, ndërsa tjetra në ndërtesën e njëjtë prej 114 metra katrorë e vlerësuar në 9.032.505 denarë, si dhe tokë prej 56.818 metra katrorë në Moranë të Komunës Studeniçan në rrethinë të Shkupit me vlerë fillestare prej 17.045.421 denarë dhe një parcelë e vogël në vendin Xhibaricë në Kozhuf prej 321,81 metra katrorë të vlerësuar në 29.686  denarë. Të gjitha në vlerë të përgjithshme prej rreth gjysmë milionë euro. 

"Të drejtë pjesëmarrjeje në ankandin publik në mënyrë elektronike kanë të gjithë personat fizikë dhe juridikë, përveç personi i dënuar prej të cilit është konfiskuar pasuria e patundshme, persona të punësuar në Agjencinë për Menaxhim me Pasuri të Konfiskuara, si dhe ndonjë person tjetër i cili zyrtarisht ka marrë pjesë në procedurën e shitjes", qëndron në njërin nga kushtet e shpalljes të publikuar nga ana e Agjencisë për Menaxhim me Pasuri të Konfiskuara. 

Më parë, në korrik të këtij viti në ankand në bursë ishin nxjerrë aksionet e konfiskuara të Mijallkovit. 

Në rastin "Perandoria", Sasho Mijallkov e pranoi fajin dhe u morr vesh me Prokurorinë, ndërsa dënimi ishte tre vite burg dhe marrja e pasurisë në vlerë prej rreth 30 milionë euro, në mesin e të cilave 25 banesa dhe parcela afër hotelit Meriot. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR