• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Agjencia për energjetikë u bë pjesë e Ministrisë së Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale

Agjencia për energjetikë u bë pjesë e Ministrisë së Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Drejtori i deritanishëm i Agjencisë për energjetikë, Dario Nikollovski sot formalisht ia dorëzoi kompetencat ministres së Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale, Sanja Bozninovskës. Me këtë akt, siç thekson Minsitria e Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale, Agjencia dhe Këshilli i saj drejtues hiqen, ndërsa të punësuarit me fuqinë e ligjit do të merren nga Ministria e resorit.

Në pajtim me Ligjin për organizim të organeve të administratës shtetërore dhe ligjit për energjetikë, Agjencia për energjetikë dhe e tërë prona e saj e lëvizshme dhe e palëvizshme, janë marrë nga Ministria e Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale. ab/

foto: Ministria e Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale

QËNDRONI TË LIDHUR