• e diel, 24 nëntor 2024

Agjencia evropiane e barnave nuk i dëshiron "fenerët e kuq" të Amsterdamit për fqinjë

Agjencia evropiane e barnave nuk i dëshiron

Bruksel, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Agjencia evropiane e barnave (EMA) shprehu "shqetësim të madh" për shkak të planit të autoriteteve lokale në Amsterdam për të zhvendosur kompleksin e famshëm të "fenerëve të kuq" nga lagjja De Valen, në lokacion në periferinë jugore të qytetit, afër selisë së EMA-s.

Plani i prefektes së Amsterdamit, Femke Halseme parasheh zhvendosje të fenerëve të kuq nga zona qendrore e qytetit, me qëllim që, siç paralajmëroi, të "çlirohet" Amsterdami nga imazhi "qytet i mëkatit", por edhe si reagim ndaj ankesave të banorëve vendas për rritjen e krimit të vogël dhe për turistët "e zhurmshëm".

Sipas planit, shtëpitë publike nga lokacini i tanishëm në lagjen De Valen duhet të zhvendosen në bulevardin "Evropa", në rreth 800 metra nga selia e Agjencisë evropiane të barnave.

Ndaj këtij paralajmërimi EMA njoftoi se është "mjaftë e shqetësuar nga ndikimi i këtij vendimi në mjedisin e tyre".  

Европската медицинска агенција (ЕМА) смета дека сè уште не е време да препорача промени во опсегот помеѓу две дози вакцини против коронавирус и покрај притисокот од земјите на Европската униј

"Agjencia do të vazhdojë në mënyrë shumë të kujdesshme ta ndjekë procesin e marrjes së vendimit", njoftoi EMA.

EMA, selia e së cilës pas tërheqjes së Britanisë së Madhe nga BE-ja është zhvendosur nga Londra në Amsterdam, vlerëson se "fenerët e kuq" mund të ndikojnë në sigurinë e punonjësve të tyre "të cilët deri vonë punojnë në zyret e tyre".

Idesë së autoriteteve të Amsterdamit iu kundërshtuar edhe banorët lokalë, të cilët nuk dëshirojnë "para pragut të tyre" t'i kenë punëtoret seksuale, për të cilat thonë se janë "viktima të kriminelëve", si dhe "turmat që i rrethojnë kabinat e tyre prej xhami me dritë neoni".

Kundër idesë për zhvendosje të "fenerëve të kuq" tashmë janë ngritur disa peticione me të cilat kërkohet nga autoritetet e Amsterdamit të heqin dorë nga plani dhe në vend të kësaj ta rrisin mbikëqyrjen policore dhe ta përforcojnë kontrollin në lagjen De Valen, veçanërisht natën. ss/bsh/

Foto: arkivi MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR