• e martë, 24 shtator 2024

Agjencia e Kadastrës së patundshmërive: Zvogëlohet ndjeshëm numri i lëndëve të mbetura

Agjencia e Kadastrës së patundshmërive: Zvogëlohet ndjeshëm numri i lëndëve të mbetura

Shkup, 23 shtator 2024 (MIA) -  Në dy muajt e fundit, numri i lëndëve të mbetura në drejtoritë rajonale të Agjencisë së Kadastrës së pasurive të patundshme është ulur me 85%. Siç thuhet në kumtesën e Agjencisë, pas emërimit të menaxhmentit të ri dhe riorganizimit të brendshëm, numri i 500 lëndëve të pazgjidhura është reduktuar në vetëm 980 lëndë, prej të cilave 300 janë rrjedhëse dhe 680 lëndë të mbetura.

"Organizimi i duhur në punë, kujdesi për punonjësit, investimi në burime njerëzore dhe pasuri materiale, jep efektin e dëshiruar. Kur erdha në agjenci kam gjetur më shumë se 5;000 raste të pazgjidhura, ai numër është ulur me më shumë se 80% sot, ndërsa pa ndërprerje rastet aktuale po zgjidhen pa problem", thotë drejtori Ivan Zhivkovski.

"Qëllimi i agjencisë është që të jetë një shërbim real për qytetarët, ku ata do të marrin shërbim cilësor me çmime normale. Në atë drejtim, përveç zgjidhjes së lëndëve të pazgjidhura, është duke u zhvilluar edhe procesi i digjitalizimit të shërbimeve i cili po zhvillohet sipas dinamikës së planifikuar. Gjithashtu, së shpejti do të zbatohet edhe ulja e çmimeve të shërbimeve e cila u paralajmërua muajin e kaluar.  Deri në fund të vitit, Agjencia do të prezantojë disa projekte më të rëndësishme që do t'u mundësojnë qytetarëve dhe kompanive qasje më të lehtë në shërbimet kadastrale. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR