• e premte, 27 dhjetor 2024

Agjencia e Filmit: Përkohësisht pezullohet veprimi dhe financimi i projekteve të “Banana Film”

Agjencia e Filmit: Përkohësisht pezullohet veprimi dhe  financimi i projekteve të “Banana Film”

Shkup, 16 maj 2023 (MIA) - Agjencia e Filmit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të vendimit të marrë nga ana e Këshillit  Drejtues, ka paraqitur kallëzim penal kundër produksionit "Banana Film" - Shkup.

Siç njoftuan nga Agjencia, ky vendim është marrë për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale – është dorëzuar një deklaratë zyrtare me përmbajtje të pavërtetë, e cila bazohet në dëshmi lidhur me gjendjen faktike të projekteve “Nënat”, “ Shelgu”, “Kajmaku” dhe “Busti”. 

 Në këtë rast, siç theksojnë në komunikatë  për projektin “Nënat”, produksioni ende nuk ka dorëzuar raport përfundimtar për 55.000.000,00 denarë të shpenzuar, si dhe për të gjitha mjetet e tjera shtesë të shpenzuara për realizimin e këtij projekti. Sa i përket projektit “Shelgu”, është në proces verifikimi i faktit – transferimi i shumave më të mëdha të mjeteve të ndara në llogarinë e një personi juridik jashtë vendit, i cili  i takon pronarit të produksionit “Banana Film” – Shkup.

 "Të gjitha veprimet e iniciuara të Agjencisë së Filmit nuk kanë për qëllim të bllokojnë punën e asnjë autori, përfshirë edhe pronarin e produksionit "Banana Film" - Shkup, por qëllimi i vetëm është të konstatohet nëse ka pasur punë të kundërligjshme si dhe mbrojtjen e fondeve buxhetore të Republikës së Maqedonisë së Veriut", thonë nga Agjencia e Filmit. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR