• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ageleri për ligjin e amnistisë: Është me rëndësi që proceset e tilla të jenë transparente dhe ligjore

Ageleri për ligjin e amnistisë: Është me rëndësi që proceset e tilla të jenë transparente dhe ligjore

Shkup, 4 tetor 2023 (MIA) - Ambasadorja amerikane Anxhela Ageler në lidhje me ligjin e propozuar për amnisti sot deklaroi se për SHBA-në dhe Ambasadën amerikane është me rëndësi që proceset e tilla të zhvillohen në mënyrë transparente dhe të jenë ligjore.

Ajo duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në fshatin Radovë me rastin e lëshimit në përdorim të qendrës parashkollore edukative në Bosilevë,  përmes programit të USAID-it, theksoi se është njoftuar se ligji ka hyrë në procedurë kuvendore, por se nuk e di përmbjatjen e tij dhe shtoi se është me rëndësi që liderët politikë ta njoftojnë publikun me nevojën e miratimit të tij. 

"Qytetarët në vend duhet ta kuptojnë se çka ndodh dhe pse ndodh kjo dhe liderët e tyre të zgjedhur të komunikojnë me ata sepse kjo është me rëndësi. Ky nuk është ligji i parë për amnistinë, gjithsesi nuk do të jetë i fundit dhe ne nga afër e ndjekim procesin që ta shohim rezultatin e fundit", tha Ageler. 

Kabineti i kryetarit të Parlamentit dje informoi se ligji tashmë u është dorëzuar deputetëve dhe është propozuar që të miratohet me procedurë të shkurtër. 

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje ishte i vendosur se ligji nuk është përgatitur për personalitete, por për vepra me përmasa më të vogla me qëllim të relaksimit të kapaciteteve të ngarkuara, ndërsa nga opozita mbeten në qëndrimin se me ligjin janë përfshirë "kriminelë famëkeq". fc/

QËNDRONI TË LIDHUR