• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ageler: Votova dhe si të gjithë Ju pres të shoh kush do të fitojë në Zgjedhjet presidenciale në SHBA

Ageler: Votova dhe si të gjithë Ju pres të shoh kush do të fitojë në Zgjedhjet presidenciale në SHBA

Shkup, 5 nëntor 2024 (MIA) - Votova në Zgjedhjet e sotme presidenciale në SHBA dhe si Ju të gjithë pres të shoh se kush do të fitojë, që do të thotë se së bashku do të vazhdojmë të ndjekim se ç'do të ndodhë, theksoi sot në Shkup ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler.

"Si ambasadore në Maqedoni, porosia ime është se me rëndësi vitale secili qytetar të dalë të votojë. Votimi në demokraci është përgjegjësi e fshehtë dhe privilegj i madh. Unë votova. Shpresoj dhe pres që do të ketë tranzicion të qetë dhe të drejtë të forcës. Kjo është që e presim të gjithë dhe shpresojmë se ashtu do të jetë", tha Ageler në deklaratë për mediumet, duke i komentuar pritjet e saj nga Zgjedhjet e sotme presidenciale në SHBA, dhënë në pauzën e "Konferencës së nivelit të lartë për bashkëpuniom mes policisë dhe doganës për armë të vogla dhe të lehta dhe për kontrabandim të emigrantëve në Evropën Juglindore" që u hap sot në Shkup, në organizim të OSBE-së.

Ajo refuzoi ta komentojë deklaratën që kohë më aprë e dha Departamenti i Shtetit se është e mundur që SHBA-ja të jetë ndërmjetëse në negociatat tpna me Bullgarinë për vazhdim të agjendës evropiane, pas konstituimit të Qeverisë së re bullgare. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR