• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ageler: Topi është në fushën tuaj, vendimi i takon qytetarëve dhe liderëve të vendosin të vazhdojnë rrugën drejt BE-së

Ageler: Topi është në fushën tuaj, vendimi i takon qytetarëve dhe liderëve të vendosin të vazhdojnë rrugën drejt BE-së

Shkup, 10 gusht 2023 (MIA) - Shpresoj shumë që deputetët, liderët dhe anëtarët e të gjitha partive politike sërish ta njohin këtë moment vendimtar për këtë vend dhe dhe të marrin vendime që janë për të mirë e qytetarëve, ndërsa jo në interes të aspiratave të tyre politike apo personale. Ky vend mund dhe do të përfitojë jashtëzakonisht shumë nga anëtarësimi në BE dhe anëtarësimi në komunitetin më të gjerë transatlantik.

Kjo është përgjigjja e ambasadores së SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Anxhela Ageler, e cila ishte e ftuar në "Vesti plus" në televizionin Kanal 5, në pyetjen lidhur me njoftimet e opozitës se nuk do të votojë për ndryshimet kushtetuese.

"Është një synim shtetëror i këtij vendi dhe gati 80 për qind e qytetarëve në këtë vend duan të jenë pjesë e BE-së. Rruga përpara është shumë e qartë dhe sërish shpresoj se liderët dhe funksionarët e zgjedhur, që u zgjodhën për ta bërë punën e duhur për të mirën e qytetarëve të tyre, të bëjnë ato zgjedhje të vështira tani dhe ta çojnë vendin e tyre përpara drejt stabilitetit, prosperitetit dhe mundësive më të mëdha", tha Ageler. 

Sërish shpresoj, theksoi ajo, se qytetarët do të kërkojnë nga deputetët dhe nga liderët e partive politike të bëjnë atë që është e drejtë që ky vend të vazhdojë drejt BE-së, sepse është qëllimi strategjik i qytetarëve dhe ishte që nga pavarësia dhe shpresoj se ata sërish, deputetët e zgjedhur nga qytetarët të gjejnë forcën për të ecur përpara duke bërë ndryshimet.

"Dhe shpresa ime është përsëri se do të shikojmë nga e ardhmja dhe jo në të kaluarën. Dhe pa u ankuar, të fokusohemi në atë që duhet të bëhet. Siç themi ne në SHBA me gjithë respektin e duhur në kontestin politik dhe historik, topi është në fushën tuaj. Vendimi është i qytetarëve dhe udhëheqësve të këtij vendi të vendosin për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Dhe është shumë e rëndësishme që mënyra e vetme për të shmangur presionet nga çdo qendër evropiane apo liderët e saj, është anëtarësimi në BE. Këto janë pritshmëritë e mia për këtë vend", porositi ambasadorja Ageler.

Për mënyrën e zgjidhjes së kontestit me Bullgarinë, gjegjësisht pranimin e a.q. propozimi francez, ambasadorja thotë se pas bisedave me politikanët të cilët ishin pjesë e negociatave, kjo ishte marrëveshja më e mirë për vendin.

"Udhëheqësit e të dy  vendeve duhet të jenë në gjendje të ecin përpara. Është në interesin më të mirë të vendit, të zgjidhen mosmarrëveshjet e ndërsjella, të plotësohen obligimet e ndërmarra  verën e kaluar dhe të jem e sinqertë, unë nuk isha këtu verën e kaluar. Nuk isha pjesë e grupit që rishikoi propozimin francez dhe që vendosi të procedonte sipas propozimit, por bisedova jo vetëm me palën amerikane por edhe me udhëheqësit këtu që ishin pjesë e negociatave dhe ata ndjeheshin shumë të sigurt se pozitat që ishin ofruar janë marrëveshja më e mirë e mundshme që vendi të vazhdojë përpara me negociatat. Prandaj pyetja tani është se si të vazhdohet  drejt BE-së, sepse këtu qëndrojnë burimet e të gjitha mundësive  për rritje ekonomike të këtij vendi të cilat besoj se i nevojiten dhe i do. Prandaj shpresoj se ne do të ndalojmë së shikuari në të kaluarën dhe nga një këndvështrim historik të ndalojmë së shqetësuari për ankesat dhe kompromiset e së kaluarës dhe në vend të kësaj të shikojmë nga e ardhmja", tha Ageler. 

Shtoi se beson se historianët do t'i kthehen këtij momenti në të ardhmen si një moment shumë kritik për vendin dhe do të shohin ndaj liderëve të partive të ndryshme dhe si janë sjellë ata, nëse e kanë arsyetuar zgjedhjen e tyre apo do t'i përçmojnë.

Lidhur me perspektivën e marrëdhënieve me Bullgarinë, ambasadorja Ageler theksoi se është me rëndësi të dihet se që të dy, kryeministri i ri dhe kryeminsitri i mëparshëm, treguan qëllime se dëshirojnë ta shohin këtë vend si pjesë të BE-së.

"Dhe i mbaj për fjale, por nga perspektiva ime me rëndësi është se çka bën ky vend dhe kryesia e tij tani, e jo çka po ndodhë në Sofje. E kuptoj se ekzistojnë vështirësi, por negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë të karakterit bilateral dhe duhet të jenë", tha Ageler.

Ambasadorja amerikane për deklaratat e disa politikanëve të caktuar se sërish mund të negociohet për Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, përkujtoi se Bashkimi Evropian ishte shumë i qartë për atë se çka kërkon nga Shkupi për të lëvizur përpara drejt integrimit dhe për të qenë plotësisht anëtare e barabartë e komunitetit euro-atlantik.

"Kjo do të arrihet me përmbushjen e obligimeve nga marrëveshja e arritur verën e kaluar dhe me atë të shkohet përpara përmes proceseve të ndryshme inkuadruese. Është lajm i rrejshëm ai se dikush mund ta rinegociojë marrëveshjen e arritur verën e kaluar. Ai është lajm i rrejshëm. Gjithashtu, lajm i rrejshëm është se është e mundur një marrëveshje më e mirë të cilën akoma nuk e kemi zbuluar. Ambasadori i BE-së këtu në Shkup, Gir, por edhe Bruskeli, ishin shumë të qartë se këto janë kërkesat për të shkuar përpara. Kështu që, edhe njëherë, në vend se të ngujoheni në çështje dhe konteste historike, ajo që është kërkesë e qytetarëve nga politikanët të cilët i kanë zgjedhur, është ata të punojnë për interesat e tyre dhe ta lëvizin vendin drejt Bashkimit Evropian. Ai është vendi ku janë mundësitë për rritje ekonomike, arsim, sociale, tregti dhe shumë mundësi të tjera ekzistojnë. Dhe me të vërtetë, sinqerisht shpresoj se ata do t'i bëjnë vendimet e vështira", thotë Ageler.

Sipas saj, korrupsioni vazhdon të jetë një, nëse jo edhe sfida më e madhe me të cilën përballet vendi.

"Ishte edhe kur isha këtu më herët. Sinqerisht, ka problem sistematik që nga pavarësia para 31 viteve. Prandaj nuk mund të fajësojmë vetëm një Qeveri apo institucion", theksoi ambasadorja e SHBA-së.

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse sheh dëshirë tek autoritetet për të luftuar seriozisht me krimin dhe korrupsionin, ajo theksoi se "është e zhgënjyer".

"Ajo është përgjegjësi e gjyqësisë dhe secila qeveri, dhe të jemi të sinqertë ndaj qytetarëve, korrupsioni nuk ndodhë vetvetiu. Nuk mund të jem vetëm unë e korruptuar, Ai është prodhim i vendimeve të individëve, qytetarëve dhe personave zyrtarë. Sinqerisht shpresoj për ndryshim të vërtetë", potencoi Ageler.

Shtoi se procesi eurointegrues i adreson mu këto çështje dhe se kjo do të jetë një ndihmë e madhe.

"Shoh se ky vend po përballet me sfida të mëdha, ndërsa populli dhe qeveritë bënë sakrifikim të madh. Kur u largova nga Shkupi në vitin 2013, të më thoshin se vendi do ta ndryshojë emrin me qëllim që të anëtarësohet në NATO, nuk do ta besoja se kjo është e mundur", tha mes tjerash ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler.  sa/ab/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR