• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ageler: Të ndërmerren veprime urgjente për diversifikimin e burimeve energjetike

Ageler: Të ndërmerren veprime urgjente për  diversifikimin e burimeve energjetike

Shkup, 30 maj 2023 (MIA) - Të ndërmerren veprime urgjente për diversifikimin e burimeve energjetike, tha ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler, në hapjen e edicionit të gjashtë të Forumit Energjetik të MEF-it 2023.

Evropa dhe Maqedonia e Veriut, tha Ageler, janë në udhëkryqin e disa çështjeve të hidhura të energjisë. Ajo theksoi se kriza energjetike e periudhës së kaluar, e cila ishte jashtëzakonisht e vështirë dhe e nxitur nga agresioni rus në Ukrainë, theksoi se sa e rëndësishme është pavarësia energjetike, veçanërisht këtu në Maqedoninë e Veriut.

“Kemi bërë përpjekje kudo në Evropë, me partnerët tanë amerikanë, që të mbesim të ngrohta shtëpitë në Maqedoninë e Veriut, por këto çështje ende nuk janë zgjidhur. Dimri do të kthehet sërish dhe u bëj thirrje të gjithëve që të veprojnë urgjentisht për të diversifikuar burimet e energjisë", tha Ageler.

Ajo theksoi se SHBA-ja po punojnë shumë për të forcuar elasticitetin dhe qëndrueshmërinë energjetike dhe kujtoi se kohët e fundit kanë ndihmuar Maqedoninë e Veriut që të ketë tregti transparente dhe efikase të energjisë elektrike.

“Apelojmë që të hyjmë në partneritete me bizneset vendase ku partnerët tanë amerikanë mund të ofrojnë produkte dhe shërbime për të ruajtur qëllimet ekologjike”, tha ambasadorja amerikane.

Tema e forumit që do të mbahet sot dhe nesër është "Përmirësimi i trekëndëshit: Politika-Financa-Teknologji energjetike për rezistencë energjetike dhe tranzicion të gjelbër". Në të marrin pjesë përfaqësues nga Qeveria, zyrtarë nga rajoni, kompani energjetike vendase dhe të huaja, organizata ndërkombëtare dhe organizata të shoqërisë civile.

Mesazhi kryesor i pjesëmarrësve të forumit është se problemet klimatike janë sfida më e madhe për njerëzimin, ndërsa tranzicioni i energjisë është një mjet kyç në përballjen me këtë.

Tranzicioni klimatik, u theksua, duhet të jetë gjithëpërfshirës, ​​duke përfshirë qytetarët dhe bizneset e vogla për hir të demokracisë energjetike dhe rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse.

MEF Forumi Energjetik 2023 organizohet nga Instituti ZIP, në partneritet me Qeverinë dhe Delegacionin e BE-së në Shkup, nën patronazhin e zëvendëskryeministrit Bytyqi. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR