• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ageler: Shpresoj se asnjë parti politike apo personalitet do të punonte në destabilizimin e vendit të vet

Ageler: Shpresoj se asnjë parti politike apo personalitet do të punonte në destabilizimin e vendit të vet

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Me të vërtetë shpresoj se asnjë parti politike apo personalitet do të punonte në destabilizimin e vendit të vet. Nuk shoh se kjo mund të jetë në interes të dikujt, e posaçërisht nuk janë në interes të qytetarëve të këtij vendi, deklaroi ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler.

E pyetur për stabilizimin e vendit dhe nëse ka biseduar me përfaqësues qeveritarë për destabilizim të mundshëm, Ageler tha se çdo ditë flet me përfaqësues të qeverisë, sepse atë e ka punë, por se nuk e mban mend bisedën për atë konkretisht.

"Prandaj edhe kam fotografi me ish-funksionarë, sepse këtë e kam punë. Por, konkretisht për stabilitetin e vendit, nuk më kujtohet biseda për atë konkretisht, por bisedova me kryeministrin mbrëmë, menjëherë pas shpalljes së emrave të rinj në listën e zezë, sepse ia transmetova kumtimet dhe bisedova sërish me të sot. Me të vërtetë shpresoj se asnjë aprti politike apo personalitet do të punonte në destabilizimin e vendit të vet. Nuk shoh se kjo do të mund të jetë në interesin e dikujt, e posaçërisht nuk është në interes të qytetarëve të këtij vendi", deklaroi Ageler, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas konferencës për shtyp për zgjerimin e "listës së zezë" të Departamentit amerikan të Shtetit.

Roli i liderit, theksoi Ageler, pa dallim nëse në koalicionin në pushtet apo në opozitë, duhet të jetë në drejtim të sigurimit të Maqedonisë së Veriut stabile, të sigurt dhe prosperuese.

"Ajo është që e duan qytetarët. Nuk duna të ketë përpjekje prë destabilizim", porositi Ageler.

Ajo që dëshirojnë qytetarët, nënvizoi Ageler, është të shohin aksion kundër aktorëve të korruptuar në vend. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR