• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ageler: SHBA-ja do të vazhdojë të thërrasë këdo që do të minon sundimin e ligjit

Ageler: SHBA-ja do të vazhdojë të thërrasë këdo që do të minon sundimin e ligjit

Shkup, 20 qershor 2023 (MIA) - Ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler, në lidhje me deklarimin e Departamentit të Shtetit për person të padëshirueshëm për SHBA-në për kryetarin e Strugës, Ramiz Merko, për shkak të korrupsionit, thotë se “populli i Maqedonisë së Veriut meriton integritet nga zyrtarët e tyre publikë dhe një sistem që do t'i konsideron ata përgjegjës".

"Populli i Maqedonisë së Veriut meriton integritet nga zyrtarët e tij publikë dhe një sistem që do t'i konsideron ata përgjegjës. SHBA-ja do të vazhdojë të thërrasë këdo – pavarësisht pozicionit apo partisë politike – që minon sundimin e ligjit, duke kërcënuar progresin dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut, ka shkruar Ageler në faqen e Ambasadës së SHBA në Fejsbuk.

Më herët gjatë ditës së sotme, Departamenti i Shtetit shpalli person të papranueshëm për hyrje në SHBA kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh, thuhet në deklaratën me shkrim të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Metju Miler.

"Gjatë mandatit të tij si kryetar komune, Merko ka keqpërdorur fonde dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe në procese të tjera publike, duke dëmtuar kështu besimin e publikut në institucionet dhe përfaqësuesit demokratikë. Veprimi i sotëm dërgon një mesazh se Shtetet e Bashkuara Amerikës qëndrojnë së bashku me Maqedoninë e Veriut për të forcuar stabilitetin duke forcuar institucionet demokratike dhe duke adresuar dobësitë në sundimin e ligjit", qëndron në kumtesëm.

Më tej, në kumtesën thuhet se ky vendim rikonfirmon angazhimin e SHBA-së në luftën kundër korrupsionit, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe zvogëlon aftësinë e qeverive për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të popullit të tyre.

Vendimi i Departamentit të Shtetit për ndalesë për hyrje në SHBA vlen edhe për gruan dhe tre fëmijët e Merkos. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR