• e premte, 27 dhjetor 2024

Ageler: Prosperiteti dhe siguria e vendit janë në BE, shpresoj që të gjithë politikanët nga vendi do të punojnë drejt kësaj

Ageler: Prosperiteti dhe siguria e vendit janë në BE, shpresoj që të gjithë politikanët nga vendi do të punojnë drejt kësaj

Shkup, 22 gusht 2023 (MIA) - Besoj se prosperiteti dhe siguria e këtij vendi qëndron në anëtarësimin dhe integrimin e tij në Bashkimin Evropian dhe me të vërtetë shpresoj se politikanët nga të gjitha partitë politike në vend do të punojnë në arritjen e kësaj, deklaroi ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Ageler.

E pyetur për qëndrimin e saj në lidhje me procesin për ndryshime kushtetuese, Ageler, pas vizitës së sotme në vendkalimin kufitar Bogorodicë, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tregoi se nuk i takon asaj të flasë për këtë, por që qytetarët duhet t'ua bëjnë me dije politikanëve se ata duan të jenë pjesë e BE-së.

"Unë me të vërtetë mendoj se nuk më takon mua të flas se si po shkon procesi i ndryshimeve kushtetuese. Unë jam ambasador i SHBA-së. Ne nuk jemi pjesë e Bashkimit Evropian, por kur shoh kufirin dhe numrin e madh të automjeteve që hyjnë e dalin, besoj se prosperiteti dhe siguria e këtij vendi qëndron në pranimin dhe integrimin e tij në Evropë dhe shpresoj shumë që politikanët nga të gjitha partitë politike në vend do të punojnë për realizimin e saj. Kufiri me Greqinë na kujton vendimet e vështira që ky vend ka marrë tashmë, dhe e di që edhe kjo është e vështirë, por inkurajoj qytetarët që t'ua bëjnë të ditur politikanëve të tyre se duan të jenë pjesë e BE-së", tha Ageler. ls/

Foto: MIA/printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR