• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ageler pas takimit me Bubevskin: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë drejtësi dhe vendimmarrje të paanshme

Ageler pas takimit me Bubevskin: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë drejtësi dhe vendimmarrje të paanshme

Shkup, 6 shkurt 2024 (MIA) - Ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler sot realizoi takim me shefin e Prokurorisë Themelore Publike (PTHP) Shkup, Gavril Bubevski.

Siç informojnë nga ambasada amerikane në Shkup në rrjetet sociale, Ageler në takimin me Bubevskin ka shprehur mbështetjen e saj për prokurorinë e pavarur.

"Shpreha mbështetjen tonë për prokurorinë e pavarur e cila është kyçe për avancimin e sundimit të ligjit dhe integrimet euroatlantike të Maqedonisë së Veriut. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë drejtësi dhe vendimmarrje të paanshme", ka thënë ambasadorja Ageler, theksohet në postimin e ambasadës amerikane.

Foto: Fejsbuku i ambasadës amerikane në Shkup

QËNDRONI TË LIDHUR