• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ageler pa koment për hapat e Porokurorisë pas emërimit publik amerikan të funksionarëve për korrupsionin

Ageler pa koment për hapat e Porokurorisë pas emërimit publik amerikan të funksionarëve për korrupsionin

Tetovë, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler nuk ka koment pas hetimeve dhe akuzave të filluara, të cilët janë të ngritur kundër dy funksionarëve pasi që vendi i saj i vendosi në të ashtuquajturën lista e zezë si të dyshuar për korrupsion.

Më 9 dhjetor Departamenti amerikan i Shtetit e emëroi Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për impilikimin e tyre në korrupsion të madh përmes pranimi të ryshfetit për mirnimin e proceseve gjyqësore të ndërlidhura me aktvendim penal të Sasho Mijallkovit. Dy ditë me vonë Prokuroria hap lëndë për të dy për shkak të akuzave për tregti me ndikim dhe korrupsion të dukshëm.

"Nuk mundem. Unë nuk jam pjesë e asnjë nga proceseve të brendshme hetuese në këtë vend", tha sot Ageler në pyetjen nëse mundet ta komentojë hetimin që ka filluar pas vendosjes së dy funksionarëve në "listën e zezë" të Departamentit të Shtetit.

I pyetur nga një gazetar nëse SHBA-ja do të ndihmonte për çështjen midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Ageler tha se do të përsëriste qëndrimin e shprehur tashmë.

"Ne nuk jemi pjesë e BE-së. Dhe kjo është arsyeja pse ne nuk jemi pjesë e shumë prej atyre diskutimeve. Por unë do të them atë që kemi thënë më parë në Uashington dhe këtu në Shkup, si dhe miku im në Sofje, ambasadori ynë Martin atje, ne do të dëshironim shumë ta shihnim Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian dhe shpresojmë që diskutimet e tyre të jenë të suksesshme dhe frytdhënëse. Sepse e ardhmja e begatë, e suksesshme dhe e sigurt e këtij vendi qëndron brenda Bashkimit Evropian. Është në zemër të Evropës. Dhe kjo është arsyeja pse përket atje", tha Ageler.

Ambasadori në Tetovë erdhi në Universitetin e Evropës Juglindore për të mbajtur një ligjëratë para studentëve. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR