• e premte, 27 dhjetor 2024

Ageler për MIA-n: Nga Sofja dhe të tjerët dëgjuam një gjuhë shumë agresive për situatën në vend e cila nuk bazohet në fakte - anëtarësimi në BE është interes i përbashkët

Ageler për MIA-n: Nga Sofja dhe të tjerët dëgjuam një gjuhë shumë agresive për situatën në vend e cila nuk bazohet në fakte - anëtarësimi në BE është interes i përbashkët

Shkup, 19 maj 2023 (MIA) - Ambasadorja amerikane Anxhela P. Ageler thotë se ka shumë histori mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, shumë interesa të përbashkëta, por thekson se ka edhe njerëz që do të ishin shumë të lumtur të krijonin kaos plotësues, ata që kanë përfitime politike nga tentimet për të krijuar narrativë rreth gjuhën maqedonase, identitetin maqedonas.

Ageler në intervistën për MIA-n lidhur me frikën e qytetarëve se kërkesat bullgare nuk do të ndalen me vendosjen e bullgarëve në Kushtetutë, por edhe porositë e Sofjes, thotë se është e vërtetë që nga fqinji i Maqedonisë së Veriut, por edhe nga të tjerët kemi dëgjuar gjuhë shumë agresive e cila nuk bazohet në fakte.

“Mendoj se ata që vazhdojnë me atë narrativë, po, është absolutisht e vërtetë që kemi dëgjuar një gjuhë shumë agresive nga Sofja dhe të tjerët që, sinqerisht, nuk bazohet në fakte për situatën këtu në Maqedoninë e Veriut. Jam shumë me fat që jam ambasadore e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut dhe që jam këtu në Shkup, dhe nuk jam në Sofje, por është e rëndësishme dhe besoj vërtet në këtë, që liderët dhe qytetarët, jo ata që flasin me zë të lartë tani, populli i këtij vendi dhe populli i Bullgarisë, i njohin përfitimet e të pasurit një fqinj, një fqinj shumë të afërt që është gjithashtu në Bashkimin Evropian, me të cilin mund të përmirësoni tregtinë tuaj, me të cilin mund të punoni së bashku për çështjet e sigurisë, për integrimin rajonal dhe për të gjitha këto aktivitete, që është përfitimi më i madh për këtë vend, dhe për mendimin tim, është edhe në interesin më të mirë të Bullgarisë dhe fqinjëve të tjerë nga Ballkani Perëndimor", ka thënë Ageler në intervistën për MIA-n.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR