• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ageler: Lista do të zgjerohet, vendi përballet me epidemi nga korrupsioni

Ageler: Lista do të zgjerohet, vendi përballet me epidemi nga korrupsioni

Krivollak, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler deklaroi sot ekzistojnë mënyra të ndryshme dhe në etapa të ndryshme që të shprehet pakënaqësia e personave, të cilët SHBA-ja i vendos në "listën e zezë". Ajo sot gjatë vizitës në Krivollak u përgjigj në pyetjet e gazetarëve lidhur me paralajmërimet e ish-zëvendëskryeministrit Koço Angjushev se do ta apelojë vendimin e Departamentit të Shtetit, i cili e ka vendosur në "listën e zezë" për shkak të korrupsionit të madh. Ajo u përgjigj se lista do të zgjerohet me persona të rinj, por nuk tha se kur dhe me kë, duke theksuar se nuk mund të parashikojë se çka do të vendos Uashingtoni.

"Ka mënyra dhe etapa të ndryshme të njerëzve, të cilët ndodhen në "listën e zezë" mund të paraqesin pakënaqësi, por në çdo rast ne kemi paralajmëruar sanksion. Ky sanksion është vendosur dhe kjo nuk është diçka që e pranojmë lehtë dhe e zbatojmë, por megjithatë i pëcjellim dispozitat pozitive ligjore të SHBA-së gjatë vendosjes së sanksioneve të këtilla. Të gjithëve ju bind se do të ketë edhe emra të tjerë. Nuk ka kornizë konkrete kohore, kur do të publikohen", tha Ageler, duke shtuar se në vend ka epidemi të korrupsionit, e cila duhet të parandalohet.     

Departameti amerikan i Shtetit të martën publikoi se cilëson Koço Angjushevin, si të padëshirueshëm për hyrje në SHBA, për shkak të implikimit të tij me korrupsion të madh.

Има четири фактори што ја генерираат зголемената цена на електричната енергија на берзите. Тоа се цената на природниот гас, зелените сертификати коишто пораснаа драстично, намалените издашнос

"Derisa e ka kryer funksionin zëvendësktryeministër, Angjushev e ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare në dobi të interesave të tij afariste private, duke e minuar bsimin e opinionit publik në Maqedoninë e Veriut në institucionet e tyre qeveritare dhe proceset publike", theksohet në komunikatën e publikuar nga Departamenti i Shtetit.

Kjo shenjë, theksojnë nga nga Departamenti i Shtetit e vërteton përkushtimin e SHBA-së për luftën kundër korrupsionit, e cila e dëmton interesin publik, e pengon prosperitetin demokrat të vendeve dhe e zvogëlon aftësinë e qeverive në mënyrë efektive që të përgjigjen në nevojat e popullit të vet.

Agele u promoncua ditën e njejtë përmes platformës X, duke thgeksuar se emërtimi i Koço Angjushev është edhe një dëshmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë t'i sanksionojnë aktorët e korruptuar në këtë vend dhe në rajon, pa dallim të pozicionit të tyre, përcaktimit politik ose kohës së keqpërdorimeve.

"Do të vijojnë disa emërtime të tjera, por është fakt se përpjekjet tona dhe sanksionet tona nuk mund ta përmirësojnë epideminë e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Në fund të fundit, u mbetet funksionarëve dhe qytetarëve të këtij vendi që të kërkojnë përgjegjësi dhe ndryshime", publikoi atëherë Ageler në platformën X. 

Портпаролката на американскиот Стејт департмент, Морган Ортагус, ја поздрави и ја пофали одлуката на албанската Влада да протера двајца ирански дипломати од земјата

Angjushev, megjithatë, në një deklaratë për media, ka mohuar të gjitha dyshimet e shprehura nga Departamenti i Shtetit dhe ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin. Ai gjithashtu tregon se ka firma edhe në SHBA dhe siç thotë ai është një taksapagues amerikan.

"Fuqishëm i mohoj të gjitha dyshimet e shpehura në dokumentin e publikuar nga i nderuari Departamenti i Shtetit dhe dua të njoftoj se do të ankohem për këtë vendim dhe do t'i shfrytëzoj të gjitha mjetet ligjore të shënuara në vetë dokument në drejtim të tërheqjes së këtij vendimi, të cilin e vlerësoj të panevojshëm në kuadër të angazhimeve të miqve tanë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për luftë kundër korrupsionit", theksoi Angjushev. 

Ndërkohë, Ministria malteze e Punëve të Jashtme ia ndërpret funksionin konsull nderi i Maltës  ish-zëvendëskryeminsitrit Kopo Angjushev, për shkak të vendosjes së tij në "listën e zezë" të SHBA-së, kumtoi "Tajms of Malta".

Zëdhënësi i MPJ-së malteze në deklaratë për "Tajms of Malta" theksoi se Minsitria asnjëherë nuk ka marrë kurfarë informata negative për Angjushevin nga emërimi i tij në vitin 2021.

"Duke pasur parasysh ngjarjet e këtilla, Ministria e ndërpret emërimin e tij, që menjëherë hyn në fuqi dhe i ndjekl me kujdes ngjarjet më të reja", deklaroi ai. 

null

Angjushev sot përmes kumtesës e falënderoi, siç tha, Maltën mike për nderi që të jetë konsull nderi, por thekson se duke pasur parasysh vendimin e Departamentit të Shtetit, me të cilin nuk dakordohet, por e vlerëson dhe e pranon, konsideron se nuk është në mundësi, as ndërkaq Malta nuk duhet të ketë konsull nderi me hije mbi emrin e tij.

"E falënderoj Maltën mike për nderin që të jem konsull nderi i një vendi anëtar të BE-së në Maqedoni të Veriut prej vitit 2021. Duke pasur paraasysh vendimin e Departamentit të nderuar amerikan të Shtetit ndaj meje, me indikacione me të cilat unë nuk dakordohem, por i çmoj dhe i pranoj si vendim, konsideroj se kam mundësi, as ndërkaq Malta nuk duhet të ketë konsull nderi me hije mbi emrin e tij, sado që ai të jetë i paarsyeshëm. Përderisa këto indikacione nuk ndryshojnë, unë nuk dëshiroj dhe nuk mund të dal në emër të cilit do shtet apo institucion", theksoi Angjushev në kumtesë për mediat. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR