• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ageler: Jam e zhgënjyer për kthimin e lëndëve të "profilit të lartë" në rigjykim

Ageler: Jam e zhgënjyer për kthimin e lëndëve të

Shkup, 25 prill 2023 (MIA) - Ambasadorja amerikane e vendit, Angela Prajs Ageler më 11 prill të këtij viti ka dërguar letër deri te organet gjyqësore dhe të ekzekutivit, ku shpreh shqetësimin për shkak të vendimit të gjykatës së Apelit - Shkup për rikthimin në procedurë të shkallës së parë për rigjykim të disa lëndëve, siç thuhet, të profilit të lartë.

Në letër, siç raporton Dojçe Vele, Ageler thekson përpjekjet e SHBA-së dhe investimin prej gjysmë miliardë euro për reformat në gjyqësi.

"Çdo ditë e më tepër jam e brengosur dhe e zhgënjyer për shkak të numrit të madh të lëndëve (të profilit të lartë) që Gjykata e Apelit i ktheu në procedurë të shkallës së parë për rigjykim. Paaftësia e dukshme e gjykatave për të procesuar shpejt lëndët përmes procedurës gjyqësore dhe transferimin e tyre para - mbrapa, midis Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore, në mënyrë shtesë e zvogëlon besimin e ulët që opinioni e ka tek gjykatat", thekson ambasadorja Ageler në letër.

Nga Ministria e Drejtësisë për Dojçe Vele konfirmuan se në adresë të ministrit Krenar Lloga, “ka arritur një shkresë lidhur me punën e gjykatave të apelit, që në mënyrë shtesë do të analizohet”.

Përveç ministrit të Drejtësisë, Lloga, letra i është dërguar edhe shefit të diplomacisë, Bujar Osmanit, Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit - Shkup dhe disa gjykatave themelore.

Shkresa i referohet kryesisht rasteve që lidhen me gjykimet e ish zyrtarëve të akuzuar për shpërdorim të pozitës dhe kompetencave zyrtare dhe për dëmtim të buxhetit të shtetit.

Gjykata e Apelit - Shkup së fundmi ka vendosur që të anulojë disa aktgjykime të shkallës së parë dhe t'i kthejë në rigjykim. Disa prej tyre iu referuan aktgjykimeve për ish-kreun e DSK-së, Sasho Mijallkov, për rastet “Titanik 2” dhe “Target-Fortesa”, si dhe për aktgjykimet e shkallës së parë për “Thesari” dhe për organizatorët e ngjarjeve në Parlament më 27 prill. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR