• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ageler: Besimi i opinionit në gjyqësor është jashtëzakonisht i ulët, Këshilli Gjyqësor duhet t'i dënojë ata që mendojnë se janë mbi ligjin

Ageler: Besimi i opinionit në gjyqësor është jashtëzakonisht i ulët,  Këshilli Gjyqësor duhet t'i dënojë ata që mendojnë se janë mbi ligjin

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Këshilli Gjyqësor është një armë e rëndësishme që nevojitet për të transformuar vërtet gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut, në një institucion që u shërben qytetarëve të saj, që mbron të pafajshmit dhe i dënon ata që mendojnë se janë mbi ligjin, theksoi sot ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler, në një konferencë për përparimin gjatë zbatimit të rekomandimeve të Misionit për Vlerësim të BE-së nga ana e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ageler në fjalimin e saj theksoi se Këshilli Gjyqësor duhet t'i ndjekë rekomandimet e Misionit të Vlerësimit, sepse siç tha, besimi i opinionit në gjyqësor është jashtëzakonisht  i ulët.

"Do të pajtoheni se mbetet shumë para jush. Raporti i Misionit të Vlerësimit të BE-së është një udhërrëfyes i vlefshëm për ristrukturimin e Këshillit Gjyqësor dhe rivendosjen e rolit të tij në kornizat e gjyqësorit. Këshilli Gjyqësor është një armë e rëndësishme në arsenalin e armëve që do të nevojitet për transformimin e vërtetë të gjyqësorit të Maqedonisë së Veriut, në një institucion që u shërben qytetarëve të saj, që i mbron të pafajshmit dhe i dënon ata që mendojnë se janë mbi ligjin. Sepse sot, siç e përshkroi gjallërisht ambasadori Kop, besimi i opinionit në gjyqësor është jashtëzakonisht i ulët", theksoi Ageler.

Këshilli Gjyqësor, theksoi Ageler, duhet ta ndjekë ligjin dhe t'u rezistojë  presioneve politike, sepse, thotë Maqedonia e Veriut ka ligje të përpunuara mirë, si dhe prokurorë dhe gjykatës me përvojë.

"Maqedonia e Veriut ka ligje të përpunuara mirë, institucione të pajisura mirë dhe prokurorë e gjykatës me përvojë, ndërsa shumica prej tyre kanë udhëtuar dhe kanë pasur shkëmbime me SHBA-në. Pra, lind pyetja si të fillojmë ta plotësojmë atë boshllëk ose mungesë besimi tek ata që supozohet t'u shërbejmë. Mesazhi është i qartë dhe nuk ndryshon. Bëni punën që duhet ta bëni. Ndiqni ligjin, punoni për njerëzit, jepni rezistencë presioneve politike, mbroni integritetin tuaj dhe pranoni transparencën. Puna e vështirë tashmë ka filluar dhe po shohim përparim. Tani na lejoni t'u ndihmojmë të arrini ende më shumë përpara në rrugën tuaj", tha Ageler. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR