• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Afganëve që kanë mbërritur së fundmi në SHBA u jepet status i përkohshëm ligjor

Afganëve që kanë mbërritur së fundmi në SHBA u jepet status i përkohshëm ligjor

Uashington, 22 shtator 2023 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan Xho Bajden kumtoi se u jep status të përkohshëm ligjor migrantëve afganë, të cilët tashmë jetojnë në vend për më shumë se një vit.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare kumtoi në një kumtesë se vendimi për dhënien e statusit të përkohshëm të mbrojtur për afganët që mbërritën pas 15 marsit 2022 dhe para 20 shtatorit 2023, do të prekë rreth 14,600 afganë.

Ky status nuk u jep afganëve të interesuar një të drejtë afatgjatë për të qëndruar në vend ose një rrugë drejt shtetësisë. Ai është i vlefshëm deri në vitin 2025, kur duhet të rinovohet sërish. Kjo i mbron ata nga dëbimi dhe u jep mundësi të punojnë në vend.

Të mërkurën, administrata publikoi se statusi i përkohshëm i mbrojtur u ishte dhënë gati 500,000 venezuelianëve në vend. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR