• e premte, 22 nëntor 2024

Afati për aplikim për racionin për studentë skadon nesër

Afati për aplikim për racionin për studentë skadon nesër

Shkup, 9 gusht 2023 (MIA) - Afati për aplikim për realizimin e të drejtës së racionit të subvencionuar për studentë për vitin akademik  2023-2024, skadon nesër. Paraqitja bëhet përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/.

Siç informoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës në konkursin e publikuar, pas përfundimit të afatit për aplikim, kandidatët të cilët kanë plotësuar kushtet do të njoftohen përmes portalit ku  kanë parashtruar aplikimin e tyre. 

"Pastaj, Banka Shparkase, me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës lidhi marrëveshje jofinanciare për realizimin e masës - subvencionimi i racionit për student, do të thirret në njërën nga filialet për të lidhur marrëveshjen për hapjen e një llogarie të veçantë, lidhur me kartelën pagesore të dedikuar përmes të cilës do të mund të shfrytëzojnë vetëm mjetet", njoftoi MASH.

Aplikimi për kandidatët të cilët do të fitojnë statusin e studentit në vitin akademik 2023/2024 dhe  të cilët nuk e kanë regjistruar semestrin veror do të zgjasë nga data 1 deri më 7 tetor.

Mundësia e aplikimit do të jetë e hapur nga data 1 deri në datën 7 të çdo muaji pasardhës, për studentët që nuk e kanë ushtruar më parë të drejtën e tyre për ndonjë arsye. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR