• e premte, 27 dhjetor 2024

Afati i fundit për ndërrimin e patentë shoferëve me emrin e vjetër kushtetues është 31 dhjetori, qytetarët t'i ndërrojnë me kohë

Afati i fundit për ndërrimin e patentë shoferëve me emrin e vjetër kushtetues është 31 dhjetori, qytetarët t'i ndërrojnë me kohë

Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) rikujton qytetarët se afati i patentë shoferëve me emrin e vjetër kushtetues, në përputhje me ndryshimin e ligjit për siguri në komunikacion përfundon më 31.12.2024. 

MPB-ja edhe sot u bëri thirrje qytetarëve të cilët kanë patentë shoferë me emrin e vjetër kushtetues, t'i ndërrojnë patentët e tyre para afatit me qëllim të mos krijohen turma të panevojshme. 

"Të gjitha kapacitetet e Ministrisë dhe sporteleve të shërbimeve administrative funksionojnë me kapacitet të plotë dhe mund t'u shërbejnë qytetarëve që t'i ndërrojnë patentët e shoferëve në në afatin e paraparë deri më 31.12.2024, pa vonesa dhe pa turma", thonë nga MPB-ja. qa/

Foto dhe video: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR