• e mërkurë, 17 korrik 2024

Afati i dytë i regjistrimit për studentët e vitit të parë në UKLO- Manastir

Afati i dytë i regjistrimit për studentët e vitit të parë në UKLO- Manastir
Manastir, 14 shtator 2022 (MIA) - Në të gjitha njësitë universitare pranë Universitetit "Shën Kliment i Ohrit"-Manastir, sot dhe nesër do të ketë afat plotësues, të dytë regjistrimi për studentët fillestarë. Nga UKLO-Manastir bëjnë të ditur se për studime në vitin e parë janë shpallur 1808 vende të lira, prej të cilave 723 janë në të ashtuquajturën kuota shtetërore, 680 në kuotën private dhe 405 vende për studentë të çrregullt.

Në Fakultetin e Pedagogjisë në Manastir ka 152 vende të lira, në FISHT 142, në Fakultetin e Shkencave Bioteknike 95, në Fakultetin e Veterinarisë 37 dhe në Shkollën e Mjekësisë mund të regjistrohen edhe 134 studentë të tjerë.

Më së shumti vende të lira ka në Fakultetin Juridik-Kërçovë gjithsej 300 dhe në Fakultetin Teknik në Manastir gjithsej 299 vende. Vende të lira ka edhe në njësitë tjera universitare me seli në Ohër, Prilep, Veles dhe Shkup. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR