• e enjte, 26 dhjetor 2024

Afërsia mes Uilliam, Kejt, Hari dhe Megan në funeralin e Mbretëreshës ishte një iluzion

Afërsia mes Uilliam, Kejt, Hari dhe Megan në funeralin e Mbretëreshës ishte një iluzion

Los Anxhelos, 4 korrik 2023 (MIA) - Vdekja e Mbretëreshës Elizabeta II në shtator ishte e vështirë për shumicën e britanikëve, si dhe për familjen. Ishte thuajse e qartë se Megan Markël po "përpiqej" të ecte mes turmës në Kështjellën "Vindzor", duke shoqëruar Kejt Midëlton, Princin Uilliam dhe bashkëshortin e saj, Princin Hari, teksa ata përshëndetën vajtuesit pas vdekjes së monarkut.

Njohësi i familjes mbretërore Robert Xhobson shpjegon pse gjithçka ishte "shumë e vështirë" si për Markël ashtu edhe për Ketrin - Kejt Midëlton (ndër të tjera, Kate thuhet se e kishte inat Megan dhe pse kjo e fundit e pengoi atë që t'i thoshte lamtumirë mbretëreshës)... Por, sipas njohësit, shëtitja mes njerëzve ishte e vështirë edhe për Dukeshën e Uellsit. Ndryshe, Xhobson është autori i librit të ri "Mbreti ynë: Çarlsi i III" (Our King: Charles III).

"Më vonë mësuam se ishte ideja e Princit Uilliam për të treguar unitet – një lëvizje që me siguri do të kishte prekur gjyshen e tij thellësisht të krishterë. Dhe në ato momente dukej sikur çiftet ndërluftuese ishin kthyer pas në kohë, përpara se hidhërimi dhe fjalët e ashpra të shkatërronin marrëdhënien e tyre", shkruan Xhobson në librin e tij.

Sipas tij, gjithçka ishte një iluzion – siç besonin edhe burime pranë familjes mbretërore.

"Ketrin më vonë i pranoi njërit prej anëtarëve të moshuar të familjes mbretërore se, sado të këqija që janë ndjenjat midis dy çifteve, të ecnin së bashku në publik ishte një nga gjërat më të vështira që ajo duhej të bënte ndonjëherë", shtoi burimi.

Fansat dhe ndjekësit kuriozë duket se janë dakord me këto përshtypje. sa/

Foto: EPA, Jutjub

QËNDRONI TË LIDHUR