• e hënë, 30 dhjetor 2024

Aeroporti i Londrës "Hithrou" në moment të fundit anuloi fluturime për rreth 10.000 udhëtarë

Aeroporti i Londrës
Londër, 11 korrik 2022 (MIA) – Aeroporti londinez "Hithrou" sot dha urdhër për anulimin e dhjetëra fluturimeve me të cilat duhej të transportohen rreth 10.000 udhëtarë. Janë anuluar 61 fluturime, pasi aeroporti në Londrën perëndimore kumtoi se nuk është në gjendje të presë kaq shumë udhëtarë. Nga kompanitë ajrore është kërkuar të mos transferojnë pasagjerë në fluturime alternative të caktuar për të hënën. "Hithrou" u kërkoi falje "të gjithë pasagjerëve të dëmtuar", por shtoi se "shumica u shërbyen mirë". Pasagjerët e dëmtuar nuk kanë të drejtë kompensimi nga kompanitë ajrore, pasi sipas klasifikimit zyrtar arsyet e anulimit janë jashtë kontrollit të tyre. Numri i pasagjerëve që fluturuan përmes aeroportit "Hithrou" në gjysmën e parë të vitit ishte 26 milionë, gjashtë herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

QËNDRONI TË LIDHUR