• e enjte, 26 dhjetor 2024

Administrata palestineze formon qeveri të re

Administrata palestineze formon qeveri të re

Ramallah, 28 mars 2024 (MIA) - Presidenti i Administratës palestineze, Mahmud Abas, sot me dekret shpalli formimin e qeverisë së re. Dekreti presidencial pasoi presionin ndërkombëtar për zbatimin e reformave.

Abas më herët e emëroi këshilltarin e vjetër Mohamed Mustafa si kryeministër të Administratës palestineze. Mustafa, i cili është ekonomist, nuk është anëtar i asnjë partie dhe ka premtuar se do të formojë një qeveri teknokratike, do të krijojë një fond të pavarur për të mbikëqyrur rindërtimin në Rripin e Gazës.

Autoriteti palestinez nuk ka pasur asnjë autoritet në Rripin e Gazës që kur Hamasi mori me forcë kontrollin e territorit në vitin 2007, duke mposhtur forcat besnike të rivalit Fatah, por ka kontroll të kufizuar mbi disa pjesë të Bregut Perëndimor.

Mustafa do të jetë gjithashtu ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa ministër i Punëve të Brendshme, do të jetë Ziad Hab al Rih i lëvizjes të Abasit, Fatah.

Të paktën pesë nga 23 ministrat e rinj janë nga Rripi i Gazës, por nuk dihet nëse ata janë ende në enklavë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR