• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ademi: Zgjedhja e anëtarit të ri të KSHZ-së duhet të zgjidhet përmes dialogut dhe zbatimit konsekuent të dispozitave ligjore

Ademi: Zgjedhja e anëtarit të ri të KSHZ-së duhet të zgjidhet përmes dialogut dhe zbatimit konsekuent të dispozitave ligjore

Shkup, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Nënkryetari dhe deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, apelon që zgjedhja e anëtarit të ri të KSHZ-së të mos shndërohet nga çështje teknike në çështje ditore politike.

Ademi i ftuar sonte në emisionin “"10 minuta" të TV21 ka theksuar se kjo çështje duhet të zgjidhet me dialog dhe zbatimin konsekuent të dispozitave ligjore.

"Tema e zgjedhjes së anëtarit të KSHZ-së nuk duhet fare të kthehet në temë politike. Në këtë drejtim nevojitet vetëm zbatimi konsekuent i dispozitave ligjore. Besoj se Komisioni për Emërime dhe të gjithë 120 deputetët, për faktin se dy të tretat e numrit të përgjithshëm të deputetëve nevojiten për ndryshime, zgjedhje dhe shkarkime në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, do të duhet të kemi një zbatim konsekuent të dispozitave ligjore dhe asnjë çështje e tillë teknike nuk duhet të shndërrohet në një çështje ditore politike. Shpresoj që kjo pengesë të tejkalohet. Duhet dialog dhe duhet të ulemi e të bisedojmë, pavarësisht emrit të propozuar nga opozita. Në fund të ditës, të gjithë do të duhet të votojnë për të siguruar dy të tretat e nevojshme", tha ai.

Komisioni Kuvendor për  Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot filloi debatin për përcaktimin e listës së kandidatëve për anëtarë të KSHZ-së, por ai u ndërpre pasi kryetarja e Komisionit, Marija Georgievska, theksoi se kandidati i partisë opozitare Lidhja Evropiane për Ndryshime  - Abdush Demiri nuk i plotëson kriteret e nevojshme, pra që të jetë sekretar i përgjithshëm i  partisë, për të cilën ka reaguar deputeti i opozitës shqiptare, Fadil Zendeli, duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.

Zendeli theksoi se me dokumentet gjatë aplikimit për shpallje publike është dorëzuar një deklaratë noteriale që vërteton se personi nuk është bartës i pozitës së sekretarit të përgjithshëm të  partisë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR