• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ademi: VMRO-DPMNE dhe partitë e tjera opozitare po e bllokojnë Ligjin për lojërat e fatit

Ademi: VMRO-DPMNE dhe partitë e tjera opozitare po e bllokojnë Ligjin për lojërat e fatit

Shkup, 4 tetor 2023 (MIA) - Deputeti dhe nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në një konferencë për media ka theksuar se opozita e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe partitë tjera opozitare po tentojnë të bllokojnë miratimin e Ligjit për lojërat e fatit.

Ai njoftoi se zgjidhja ligjore parashikon që kazinot, bastoret dhe objektet e tjera të fatit të jenë 500 metra larg shkollave fillore dhe të mesme. Theksoi se janë paraparë kritere më të rrepta për marrjen e licencës dhe hapjen e objekteve të tilla.

Ai përkujtoi se në vitin 2021 Qeveria ka dorëzuar Propozim-ligjin për lojërat e fatit, ndërsa nga Komisioni amë për financim dhe buxhet asnjëherë nuk është shqyrtuar sepse menaxhohej nga stafi i VMRO-DPMNE-së.

"Ky ligj nuk e ka parë dritën e ditës që të diskutohet, të vendoset në bazë të argumenteve, por dikujt i pengon miratimi i një zgjidhjeje të tillë ligjore. Aleanca për Shqiptarët ka paraqitur një propozim-ligj për lojërat e fatit më shumë se një vit më parë, por deri më sot ai nuk është shqyrtuar nga Komisioni i financimit dhe buxhetit. Këtë duan ta bëjnë me Komisionin për çështjeeEvropiane", tha Ademi. qa/ab/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR