• e premte, 27 dhjetor 2024

Ademi u takua me e përfaqësuesit e Konventës Nacionale për BE-në

Ademi u takua me e përfaqësuesit e Konventës Nacionale për BE-në

Shkup, 10 tetor 2023 (MIA) - Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, pati takim pune me përfaqësuesit e Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mileva Gjurovska, Muhamed Halimi dhe Nikolla Jazanxhiski. 

Në takim, siç informon shërbimi për informim i kuvendit, Ademi theksoi se Konventa Nacionale për Bashkimin Evropian (KNBE-MK) është platformë e mirë që ofron mundësi për parlamentin dhe faktorët e tjerë relevantë për të luajtur rol aktiv, por që mundëson debat publik gjithëpërfshirës për integrimin evropian; pastaj e institucionalizon debatin publik duke inkurajuar partneritete të segmenteve të ndryshme të shoqërisë; si dhe i lidh vendimmarrësit në të gjitha nivelet e shoqërisë.

Ademi theksoi se për të përmbushur qëllimin final të Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt këtij procesi për anëtarësimin e plotë në BE, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe më konkretisht Komisioni për Çështje Evropiane si institucion kryesor që e ndjek procesin e anëtarësimit, do të menaxhohet në mënyrë konsistente nga roli i tij kontrollues në këtë plan dhe në frymën evropiane do të vazhdojë të avancojë politikën e mbështetjes së plotë dhe transparencës ndaj shoqërisë civile

"Ky takim ishte mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer propozime dhe ide për aktivitetet e përbashkëta në të ardhmen, si dhe për të avancuar bashkëpunimin, me sigurinë se aktivitetet e përbashkëta do të vijojnë edhe në të ardhmen", thuhet në kumtesë. fc/

Fotografia: Kuvendi

QËNDRONI TË LIDHUR