• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ademi realizoi videotakim me kolegët e tij nga Parlamenti Italian

Ademi realizoi videotakim me kolegët e tij nga Parlamenti Italian

Shkup, 14 dhjetor 2023  

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi sot realizoi videotakim me Alesandro Xhillo Vinja, kryetar i Komitetit për Politika të BE-së dhe Xhulio Tremonti, kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme, si dhe me anëtarët e të dy trupave. Ata informuan se në mbledhjen e Komitetit për Politika të BE-së dhe Komitetit për Punë të Jashtme në Kuvendin e deputetëve, janë shqyrtuar dhe debatuar katër rezoluta të rëndësishme në lidhje me mbështetjen e Italisë për procesin e zgjerimit të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

Kryetari Ademi falënderoi për qëndrimet parimore të Italisë dhe mbështetjen e përgjithshme për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ademi i njoftoi bashkëbiseduesit me zhvillimet aktuale në vend, që ndodhet para formimit të qeverisë teknike në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, ndërsa në rrugën evropiane përballet me veton nga Bullgaria, e cila kërkon ndryshimin e Kushtetutës. Në lidhje me relacionet me Italinë, theksoi se kemi bashkëpunim të mirë, i cili sigurisht që mund të përmirësohet. 

Kryetarët e Komitetit për Politika të BE-së dhe Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Italian shprehën mbështetjen e plotë të vendit të tyre për Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se Italia mund të ofrojë ndihmë në lidhje me anëtarësimin në BE duke forcuar bashkëpunimin e përgjithshëm. 

Në videotakim u shkëmbyen mendime, u prezantuan perspektivat dhe çështjet kritike lidhur me rrugën e vendit tonë drejt anëtarësimit në BE, si dhe në lidhje me transponimin e acquis communautaire, si dhe në lidhje me mbështetjen e mendimit publik. 

 Në videotakim u diskutua edhe për bashkëpunimin bilateral dhe mundësitë për avancimin e tij.

 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut 

_____________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR