Ademi në takim lamtumirës me zëvendësambasadoren e Misionit të OSBE-së në Shkup, Goldstajn
- Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Arbër Ademi pati takim lamtumirës me zëvendësambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup, z. Xhefri Goldstajn.
Shkup, 20 qershor 2023 (MIA) - Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Arbër Ademi pati takim lamtumirës me zëvendësambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup, z. Xhefri Goldstajn.
Ademi theksoi se është nder i madh për Maqedoninë e Veriut që aktualisht është kryesues aktual i OSBE-së dhe se në këtë cilësi po punon në mënyrë aktive për të mbështetur tejkalimin e sfidave lokale dhe rajonale, me qëllim të stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë rajonin dhe më gjerë, së bashku me vendet e tjera pjesëmarrëse në OSBE, për dalje nga situatat komplekse të sigurisë.
Njëkohësisht, ai falënderoi posaçërisht zëvendësambasadoren Goldstein për aktivitetin dhe angazhimin e deritanishëm për progresin e arritur në vendin tonë në lidhje me zbatimin e reformave për sigurimin e sundimit të ligjit, lirisë së medieve, të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e personave që u përkasin pakicave nacionale, reformat në polici dhe legjislacion dhe sferat që lidhen me mirëqeverisjen. ls/
Foto: Komisioni për çështje evropiane i Kuvendit