• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ademi: Më me rëndësi është mbështetja e qytetarëve, e jo si humbës të vajtoni që të bëheni pjesë e Qeverisë

Ademi: Më me rëndësi është mbështetja e qytetarëve, e jo si humbës të vajtoni që të bëheni pjesë e Qeverisë

Shkup, 4 qershor 2024 (MIA) - Arbër Ademi nga BDI-ja sot deklaroi se më me rëndësi është të gëzojmë mbështetjen e qytetarëve dhe të kemi legjitimitet, të dhënë nga ata, e jo si, siç tha, "si humbës dhe si dikush që lutet të qëndrojë pas derës, që vajtosh për t'u bërë pjesë e Qeverisë", duke aluduar tek koalicioni "Vlen", i cili është në negociata me VMRO-DPMNE-në për formimin e Qeverisë së re.

Ademi, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas ngjarjes me rastin e Ditës së Evropës në organizim të Lëvizjes Evropiane në Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer, theksoi se seriozisht po shqyrtohen ngjarjet politke, a ajo për çka alarmon BDI-ja dhe koalicioni Fronti Evropian, siç theksoi, është respektimi i vazhdueshëm i Marrëveshjes korrnizë të Ohrit dhe respektimi i demokracisë konsensuale.

"Ne shohim tendenca për të minuar gjithçka që është arritur prej vitit 2001 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit e deri tani. Mund të shihet edhe në programet e partive politike, të cilat duan të formojnë Qeverinë, kanë përcaktime edhe ta eliminojnë Badenterin. Ky është mekanizmi për t'u mbrojtur nga majorizimi. Kështu që ne i përcjellim me kujdes të gjitha zhvillimet politike, ndërsa në të njëjtën kohë si parti politike pranojmë kërkesa nga intelektualë, përfaqësues të komunitetit akademik, qytetarë aktivë, për modele të ndryshme dhe për definimin e rendit juridik", tha Ademi dhe shtoi se në Kuvend do të shfrytëzohen të gjithë mekanizmat që disponojnë si opozitë.

Sipas tij, koalicioni "Vlen" është në një situatë jo të mirë, pasi si përfaqësues jolegjitim dhe si opsion politik që ka pësuar disfatë, tani "lutet, vajton të jetë pjesë e Qeverisë”. Ai ka theksuar se nga "Vlen" para zgjedhjeve thanë se nuk ka qeveri pa amendamente kushtetuese, ndërsa tani nuk u përmbahen qëndrimit të tyre.

"Thonë të presim zgjedhjet në Bullgari, nuk po negociojmë më me Bullgarinë, por me BE-në. Thonë të presim zgjedhjet për BE-në, ndërsa dje Taravari tha të presim zgjedhjet në SHBA, të cilat do të jenë në nëntor, ndërsa administrata e re do të fillojë në vitin 2025 dhe atëherë do të mbarojnë zgjedhjet në SHBA. Nuk do të befasohem nëse do të kenë qëndrimin se duhet të presim zgjedhjet në Gjermani, Francë, Angli, Greqi. Ata nuk kanë fuqi politike dhe kjo pritet", deklaroi Ademi. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR