• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ademi: Aktivitetet e Gjykatës Supreme janë vlerësuar pozitivisht në Raportin e BE-së

Ademi: Aktivitetet e Gjykatës Supreme janë vlerësuar pozitivisht në Raportin e BE-së

Shkup, 1 nëntor (MIA) - Ambasadori i Bashkimit Evropian, Mikalis Rokas, në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi i dorëzoi Raportin e ri të Komisionit Evropian.

Kryetarja i Gjykatës, Ademi theksoi se Raporti i BE-së ka rëndësi të veçantë për Gjykatën Supreme për shkak të përkushtimit të saj të sinqertë ndaj përmbushjes së standardeve evropiane.

"Raporti i Bashkimit Evropian për ne paraqet motivim i vërtetë. Rekomandimet për gjyqësorin janë këshilla miqësore. Jam veçanërisht mirënjohës për vlerësimet pozitive të Gjykatës Supreme. Ne do të vazhdojmë me përmbushjen e standardeve evropiane që janë në krye të shtetit të së drejtës", theksoi kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi pas pranim dorëzimit të Raportit.

Në Raport, ashtu siç informohet sot nga Gjykata Supreme, vë në dukje aktivitetet e Gjykatës për avancimin e praktikës gjyqësore dhe konsistencën e vendimeve gjyqësore, publikimin e Përmbledhjes së re të Vendimeve të Gjykatës, përcaktimin e qëndrimeve parimore dhe vendimet e Gjykatës në lidhje me çështjet me rëndësi të madhe me interes publik dhe mbrojtjes së ligjshmërisë.

Në pjesën për pavarësinë e gjyqësorit, Raporti i referohet edhe procedurës për shkarkimin e kryetares së Gjykatës Supreme, e nisur për shkak të deklaratave publike për ndikime të politikës së jashtme në punën e gjykatës, e cila u ndërpre.

Gjithashtu, sipas Gjykatës, në Raport vë në dukje ndryshimet procedurale për opinionin në seancën e përgjithshme dhe nxitjen e transparencës dhe angazhimet dhe aktivitetet e Gjykatës Supreme për mbrojtjen e mjedisit jetësor përmes debatit për qëndrimin parimor si kontribut konkret në mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e ndotjes së ajrit.

Ambasadori Rokas në fjalimin e tij para gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i elaboroi konstatimet dhe rekomandimet kryesore në Raportin e Komisionit Evropian, të cilat kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, duke iu referuar aktiviteteve të Gjykatës Supreme.

Në këtë drejtim, ambasadori theksoi rëndësinë e sundimit të ligjit dhe zbatimin e reformave të nevojshme, duke shtuar se përkushtimi për zbatimin e tyre është thelbësor. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR