• e enjte, 26 dhjetor 2024

Adele u martua për herë të dytë, larg syve të publikut

Adele u martua për herë të dytë, larg syve të publikut

Londër, 21 nëntor 2023 (MIA) - Në emisionin e mikut të saj të mirë Alan Kap, këngëtarja Adel e informoi publikun se, larg syve të publikut, është martuar me të dashurin e saë- agjendin sportiv Riç Pol.

Adel, e cila ka djalë me ish-bashkëshortin Sajmon Konecki, e konfirmoi lidhjen me Polin në vitin 2021. Në intervistën për revistën "El"  (EllE) vitin e kaluar, përsëri, ajo mohoi pretendimet se ata ishin të martuar, pas zërave të asaj kohe. Megjithatë, ajo theksoi:

"Asnjëherë nuk kam qenë kaq e dashuruar. Jam fiksuar me të"!

Në koncert në shtator, Adel informoi se ata janë martuar. Domethënë, një vajzë nga publiku i propozoi këngëtares... Dhe, mesa duket, nuk ishte shaka. Por Adele u përgjigj me shaka:

"Nuk mund të martohem me ty. Dua burra, e dashur, kurse burri im është këtu sonte... Jo, nuk dua të provoj asgjë. Unë jam me Riçin, ti je e çmendur më lër të qetë!.

Në tjetër koncert në Las Vegas, ajo paralajmëroi edhe se dëshiron fëmijë, fliste edhe për emrat për fëmijë.ss/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR