• e enjte, 26 dhjetor 2024

ABSM dhe AOLF e shprehën revoltën e tyre para shtëpisë ligjvënëse nga miratimi i Ligjit për lojërat e fatit

ABSM dhe AOLF e shprehën revoltën e tyre para shtëpisë ligjvënëse nga miratimi i Ligjit për lojërat e fatit

Shkup, 7 shkurt 2024 (MIA) - Anëtarët e Asociacionit të Bastoreve Sportive të Maqedonisë (ABSM) dhe Asociacionit të Organizatorëve të Lojërave të Fatit (AOLF) sot në protestë para shtëpisë ligjvënëse përsëri e shprehën revoltën e tyre nga miratimi i ligjit, për të cilin deputetët në seancë plenare duhet të sqarohen në lidhje me ndryshimet e Ligjit për lojërat e fatit. 

Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lojërat e fatit dhe të lojërave zbavitëse propozohet kufizim i hapësirave në të cilat organizohen lojërat elektronike të fatit, gjegjësisht të mund të organizohen vetëm në hapësira të lojërave të veçanta të fatit për të cilat kanë marrë peje nga Ministria e Financave, si dhe të jenë larg shkollave më së paku 500 metra. 

Goran Stojmenov, përfaqësues i AOLF, thotë që dispozita për distancimin e objekteve të lojërave të fatit nuk është për mbrojtje të rinisë, siç thonë nga Qeveria, por siç tha bëhet fjalë për populizëm parazgjedhor. 

"Deputetët të cilët vendosën t'i votonin këto ndryshime, le ta parashtrojnë pyetjen - çfarë mbrojtje mund të sigurojë distanca kur shteti tashmë përmes katër shoqatave organizon lojëra onllajn të fatit me të cilat të rinjtë janë të ekspozuar në rrezik të vazhdueshëm përmes qasjes në internet kudo dhe në çdo kohë", tha Stojmenov. 

Shton se mbyllja e objekteve do të shkaktojë që të mbijnë lojëra të jashtëligjshme. 

Me votimin "për", Stojmenov thotë se vihen në pikëpytje 10.000 të punësuar në sektorin e lojërave të fatit. 

"Është e turpshme të pretendohet se deputetët angazhohen për anëtarësim të plotë në BE, kur duke keqpërdorur atë flamur, me manipulime antidemokratike dhe antievropiane, shtyhen ndryshimet ligjore që do të mbyllin punëdhënësin më të madh privat në Maqedoni", tha Stojmenov. 

Do të bëjmë betejë juridike, thotë Stojmenov, do të vijojnë padi për siç tha, shkaktimin e dëmeve astronomike, si dhe nismë para Gjykatës Kushtetuese. 

Kryetari i ABSM, Vasko Ilievski thotë se ligji nuk zgjidh asnjë problem lidhur me lojërat e fatit, ndërsa pasojat nga ndryshimet e këtilla do të jenë të përhershme dhe siç tha mijëra njerëz do t'i humbin vendet e tyre të punës. 

Ai i bëri thirrje presidentit Stevo Pendarovski që të mos e nënshkruajë këtë ligj, nëse deputetët e votojnë. 

"Nëse ky ligj i dëmshëm miratohet, të gjitha përpjekjet tona do të hyjnë në histori, ndërsa të gjithë këta njerëz që shihni pas meje, por edhe shumë të tjerë do të mbeten pa punë. Prandaj tani ju e keni radhën, tashmë keni deklaruar se nuk do të nënshkruani Ligjin e lojërave të fatit, i cili miratohet duke keqpërdorur flamurin evropian, për të cilin është e qartë se nuk ka asnjë direktivë evropiane. Të gjithë përfaqësuesit e BE-së kanë shprehur mendimin e tyre për këtë çështje dhe nuk ka arsye pse ky ligj të miratohet me flamur evropian", theksoi Ilievski. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR