• e diel, 29 shtator 2024

Abdush Demiri e kaloi filtrin në komision për anëtar të ri të KSHZ-së

Abdush Demiri e kaloi filtrin në komision për anëtar të ri të KSHZ-së

Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA) - Me 10 vota "për", asnjë "kundër" dhe një "të përmbajtur", anëtarët e Komisionit kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot i dhanë mbështetje Abdush Demirit i mbështetur nga koalicioni opozitar shqiptar Lidhja Evropiane për Ndryshime për anëtar të ri në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Propozimi për anëtar të ri të KSHZ-së duhet të votohet në seancë plenare. Për zgjedhjen e Demirit si anëtar të ri është e nevojshme që të votojnë të paktën 80 deputetë, gjegjësisht dy e treta e shumicës së votave. 

Në "garë" për anëtar të KSHZ-së ishte edhe kandidati Zylfi Adili i propozuar nga Partia Demokratike Evropiane e Arjanit Hoxhës, i cili dje u tërhoq për shkak të emërimit të tij për drejtor të Agjencisë për Investime të Huaja.

Pas emërimit të Krenar Llogës për ministër të Drejtësisë një vend në KSHZ mbeti i zbrazët. Për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve janë paraqitur dy kandidatë - Abdush Demiri, i mbështetur nga koalicioni opozitar shqiptar Lidhja Evropiane për Ndryshime dhe Zylfi Adili i mbështetur nga Partia Popullore Evropiane e Arjanit Hoxhës. 

Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot do ta mbajë edhe mbledhjen e 44-t, në të cilën duhet të debatohet për Përcaktimin e propozim-vendimit për ndryshime të Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendësve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në komisionet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR