• e diel, 24 nëntor 2024

Abdiu-Halili nga Brukseli: Kemi administratë të përgatitur që punon në zbatimin e politikave dhe projekteve të BE-së

Abdiu-Halili nga Brukseli: Kemi administratë të përgatitur që punon në zbatimin e politikave dhe projekteve të BE-së

Shkup, 6 tetor 2023 (MIA) - Sot në Bruksel përfundon skriningu bilateral dyditësh për Kapitullin 22: Politika rajonale dhe koordinim i instrumenteve strukturore, pjesë e Klasterit 5 – Resurse, bujqësi dhe kohezion.

Gjatë skriningut dyorësh për Kapitullin 22, kumtuan nga Sekretariati për çështje evropiane, delegacioni ynë realizoi me sukses mbi 30 prezantime, në të cilat folën për politikën rajonale dhe koordinimin e instrumenteve strukturore.

Politikat rajonale të BE-së janë të zhvilluara me qëllim që ti ulin dallimet socio-ekonomike mes vendeve anëtare dhe mes rajoneve, dhe të sigurojë integrim socio-ekonomik dhe kohezion. Nga ana tjetër, koordinimi i instrumenteve strukturore kërkon krijimin e strukturave institucionale dhe administrative, si dhe implementimin e rregulloreve të përgjithshme dhe të veçanta lidhur me fondin strukturor dhe fondin e kohezionit, të cilët e përbëjnë instrumentet financiare të BE-së për arritjen e qëllimeve të përcaktuara të politikës rajonale.

Delegacioni maqedonas u kryesua nga Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Zëvendëse e kryenogociatorit me BE-në, Drita Halili, si dhe 40 përfaqësues nga më shumë institucione shtetërore që janë pjesë e grupit të punës për këtë kapitull, edhe atë: Ministria e Financave, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e  Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Entit Shtetëror për Statistikë, Entit Shtetëror për Revizion, Autoritetit të Auditimit për Auditimin e Instrumentit të Asistencës së Para-Aderuese, Byroja për Prokurim Publik, Sekretariati i Përgjithshëm, Qendra për Menaxhimin me Kriza, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Ekonomisë zyra nacionale kompetente për broadband, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratë si dhe Sekretariati për Çështje Evropiane.

Nga SÇE informojnë se skriningu bilateral i radhës do të mbahet prej me 16 deri 20 tetor për Kapitullin 11 – Bujqësia dhe zhvillimi rural.

Foto: SÇE

QËNDRONI TË LIDHUR