• e enjte, 26 dhjetor 2024

Abdiu-Halili: Me implementimin e standardeve të BE-së do të kemi bujqësi konkurruese në tregun evropian

Abdiu-Halili: Me implementimin e standardeve të BE-së do të kemi bujqësi konkurruese në tregun evropian

Shkup, 19 tetor 2023 (MIA) - Sot në Bruksel përfundon skriningu bilateral tre ditor për Kapitullin 11: Bujqësi dhe zhvillim rural, pjesë e Klasterit 5 – Resurse, bujqësi dhe kohezion.

Gjatë këtyre ditëve, siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane, delegacioni ynë përpara ekspertëve të Komisionit Evropian realizoi mbi 40 prezantime sa i përket kornizës ekzistuese ligjore në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, intervenimeve në tregun bujqësor, sistemeve për kontroll të cilësisë të produkteve bujqësore, mekanizmave tregtar, implementimi i masave anti krizë si dhe shumë aspekte të tjera që rregullojnë plasmanin e produkteve bujqësore në vendin tonë.

Во Брисел денеска започна тридневниот билатерален скрининг за Поглавјето 11 - „Земјоделство и рурален развој“, кој е дел од Кластерот 5 - „Ресурси, земјоделство и кохезија“, на кој присуствув

"Delegacioni ynë u kryesua nga sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe zëvendëse e kryenogociatorit me BE-në, Drita Halili, si dhe 40 përfaqësues nga më shumë institucione shtetërore që janë pjesë e grupit të punës për këtë kapitull, edhe atë: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujërave, Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Agjencia për ushqim dhe veterinari, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit si dhe Sekretariati për Çështje Evropiane", thuhet në kumtesë.  

Gjatë fjalës së saj përmbyllëse përpara përfaqësuesve të Komisionit Evropian theksoi se Harmonizimi dhe implementimi i standardeve të BE-së për këtë kapitull, nënkupton më shumë mundësi për bujqit tanë si dhe zhvillim të një bujqësie moderne dhe konkurruese në tregun e vetëm evropian.


Nesër, me 20 tetor, fillon skriningu bilateral për kapitullin 33 – Dispozitat financiare dhe buxhetore, gjithashtu pjesë e Klasterit 5 – Resurse, bujqësi dhe kohezion. bsh/

Foto: SÇE/MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR