• e enjte, 26 dhjetor 2024

Abazoviq: Mali i Zi është gati të jetë nikoqir i dialogut Prishtinë-Beograd

Abazoviq: Mali i Zi është gati të jetë nikoqir i dialogut Prishtinë-Beograd

Strugë, 16 qershor 2023 (MIA) - Mali i Zi është gati të jetë nikoqir i raundit të ardhshëm të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, tha sot kryeministrit në mandatin teknik Dritan Abazoviq, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

"Sapo pata një bisedë të rëndësishme me kryeministrin Albin Kurti në margjinat e Forumit të Prespës për dialog, Mali i Zi si vend miqësor i Kosovës dhe Serbisë, por edhe i të gjitha vendeve tjera në rajon, është i gatshëm  me përfshirjen e përfaqësuesve evropianë dhe amerikanë, të jetë nikoqir i raundit të ardhshëm të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit", shënoi Abazoviq në Tuiter.

Pas takimit me Kurtin në margjinat e Forumit në Strugë, Abazoviq tha se "promovimi i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal janë një nga qëllimet kryesore të jashtme politike të Malit të Zi".

"Interesi ynë i përbashkët është në bisedë të hapur të gjejmë zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët", tha Abazoviq.

Shefi i diplomacisë evropiane Zhozep Borrell, i ftoi liderët e Kosovës dhe Serbisë në bisedime në Bruksel javën e ardhshme, për shkak të situatës së përkeqësuar në terren. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR