• e martë, 24 dhjetor 2024

Abazi do të kërkojë tërheqjen e propozimit për emërimin e tij në KD të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë

Abazi do të kërkojë tërheqjen e propozimit për emërimin e tij në KD të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë
Shkup, 11 nëntor 2022 (MIA) - Prokurori publik Islam Abazi do të dorëzojë kërkesë në Këshillin e Prokurorëve Publikë që ta tërheqë propozimin për emërimin e tij në Këshillin Drejtues të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë.
"Prokurori publik Islam Abazi shpreh mirënjohje për besimin të cilin ia dhanë Këshilli i Prokurorëve Publikë, duke e emëruar anëtar të Këshillit Drejtues të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë. Abazi do të dorëzojë kërkesë në Këshillin e Prokurorëve Publikë që ta tërheqë propozimin për emërimin e tij në Këshillin Drejtues", thuhet në kumtesën e Prokurorisë Republikane Publike. Në kërkesën që do ta dorëzojë në Këshillin e Prokurorëve Publikë, Abazi thotë se duke pasur parasysh atë që bashkëshortja e tij për momentin po dëgjon ligjëratat në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë dhe është para përfundimit të Akademisë, nuk dëshiron të paraqitet ndonjë dyshim në objektivitetin gjatë zbatimit të provimit dhe vlerësimit përfundimtar. "Për këtë arsye tërhiqem nga anëtarësia në Këshillin Drejtues të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë dhe kërkoj që Këshilli ta ndryshojë vendimin", thekson Abazi në kërkesën të cilën do ta dorëzojë në Këshillin e Prokurorëve Publikë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR