• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Abazi: Nga të gjitha anët po arrijnë informacione të hatashme për sjelljet korruptive të kuadrove të Ahmetit dhe Selës

Abazi: Nga të gjitha anët po arrijnë informacione të hatashme për sjelljet korruptive të kuadrove të  Ahmetit dhe Selës

Konferencë për shtyç, Koalicioni VLEN, Bujare Abazi, 

Shkup, 14.09.2024 

Të nderuar,

Dje publikuam informacione për tenderat që kompania familjare e deputetit Elmi Aziri i  ka marrë nga Lotaria Shtetërore.
Sot vazhdojmë me informacione të reja skandaloze, që do të konfirmojnë edhe më tej se BDI ka përdorur fondet e buxhetit publik si sirtar privat për të ushtruar ndikim politik.

Të gjithë politikanët që e shohin politikën si një mundësi pasurimi personal dhe familjar janë kapur në rrjetin e kryeekzekutorit Artan Grubi.

Kompania RITRON COPY DOOEL import-eksport Kumanovë, pronar i së cilës është nipi i bashkëshortes së deputetit Elmi Aziri, në periudhën 9 mujore, të llogaritur nga qershori 2021 deri në mars 2022, ka pranuar dy tenderë nga Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhëniet mes bashkësive, në krye me Artan Grubin, kryelogjistik i Ali Ahmetit.

Këta dy tenderë kanë të bëjnë me blerjen e pajisjeve informatike, vlera totale e të cilëve është 2 milionë e tetëqind mijë denarë.
Ky është institucioni i dytë shtetëror nën komandën e Artan Grubit, nga i cili merrte tenderët e njëjta kompani.

Pa hyrë në profesionalizmin e funksionimit të biznesit të kompanisë RITRON COPY DOOEL import-eksport, nuk mund ta konsiderojmë si zgjedhje të rastësishme të Përparim Bajramit dhe Artan Grubit, që kompania e nipit të deputetit Elmi Aziri të ketë ofertat më të favorshme për  fitimin e  tenderëve.

Nga të gjitha anët po arrijnë informacione të hatashme për sjelljet korruptive të kuadrove të Ali Ahmetit dhe Ziadin Selës. Detyrë e jona është që këto ti ndajmë me  publikun.

Do të jetë interesante të shihet se si udhëheqësia e të ashtuquajturit Fronti Europian do t'i shpjegojë anëtarëve të saj se pse vetëm disa njerëz mund të gëzojnë përfitimet nga pushteti.

Vazhdojmë nesër! 

Foto: Arkivi i MIA-s

________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR