• e premte, 27 shtator 2024

Abas nga foltorja e OKB-së: Gaza është shkatërruar, Palestina duhet të udhëheqë me Rripin

Abas nga foltorja e OKB-së: Gaza është shkatërruar, Palestina duhet të udhëheqë me Rripin

Nju-Jork, 26 shtator 2024 (MIA) - Presidenti palestinez Mahmud Abas e akuzoi Izraelin dhe ofensivën e tij në Rripin e Gazës para Asamblesë së përgjithshme të OKB-së. Ai u bëri thirrje shteteve tjera të ndërprejnë luftën. 

Abas, president i autoritetit palestinez, i cili udhëheq me Bregun Perëndimor, por jo edhe me Rripin e Gazës, bëri thirrje që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë të dërgojë armë në Izrael.

Ai theksoi se qeveria e tij duhet të qeverisë me Gazës e pasluftës si pjesë e një shteti të pavarur Palestinë.

"Palestina do të mbetet e jona. Dhe nëse duhet dikush të largohet, ato do të jenë uzurpatorët okupues", theksoi Abas.

Në fjalimin e tij para OKB-së, presidenti palestinez theksoi se palestinezët pothuajse një vit po vuajnë atë që ai e përshkroi si një nga krimet më të rënda të kohës tonë.

"Ndaloni me këtë krim. Ndaloni menjëherë. Ndaloni me vrasjen e fëmijëve dhe grave. Ndaloni me gjenocidin. Ndaloni të dërgoni armë në Izrael. Kjo çmenduri nuk mund të vazhdojë. E gjitha bota është përgjegjëse për atë që u ndodh njerëzve tanë në Gazë dhe në Bregun Perëndimor", deklaroi ai.

Abas shtoi se palestinezët "i nënshtrohen një prej krimeve më të tmerrshme të kohës sonë, ky është krimi i një lufte të plotë, të një gjenocid të kryer nga Izraeli".

Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë heton një çështje të ngritur nga Republika e Afrikës së Jugut, e cila akuzon Izraelin për kryerjen e "akteve gjenocidale" në ofensivën e saj në Gazë, në kundërshtim me Konventën e OKB-së për gjenocidin e vitit 1948. Izraeli i ka mohuar me forcë këto akuza.

Abas theksoi se në luftë janë vrarë më shumë se 40.000 njerëz vetëm në gazë dhe janë plagosur dhjetëra mijëra të tjerë.

"Qindra familje palestineze janë shkatërruar," tha ai. "Mijëra vdiqën për shkak të përhapjes së sëmundjeve dhe epidemive, si dhe mungesës së ilaçeve dhe ujit."

Ai shtoi se Izraeli e shkatërroi Rripin e Gazës "pothuajse plotësisht", duke deklaruar se territori "nuk ishte më i banueshëm".

Abas, gjithashtu, e akuzoi Izraelin për "agresion të ri" kundër Libanit, i cili ditët e fundit është goditur nga valët e sulmeve izraelite.

“Ne e dënojmë këtë agresion dhe kërkojmë që ai të ndalet menjëherë”, shtoi ai. ls/

Foto: EPA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR