• e enjte, 26 dhjetor 2024

Abasi nesër në Kajro në takim me presidentin egjiptian

Abasi nesër në Kajro në takim me presidentin egjiptian

 Kajro, 7 janar 2024 (MIA) - Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abasi nesër do të vizitojë Kajron për të biseduar me homologun e tij egjiptian Abdel Fatah al-Sisi, lajmëruan mediat egjiptiane.

 Sipas informacioneve të partisë palestineze Fatah, Abasi do të shoqërohet nga ministri i Çështjeve Civile dhe sekretari i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Hysein al-Sheik dhe shefi i inteligjencës palestineze, Maxhid Faraxh.

 Egjipti i ka përforcuar thirrjet e tij drejtuar komunitetit ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje për çështjen palestineze. Kajro disa herë  ka deklaruar se stabiliteti në rajon varet nga arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të bazuar në një zgjidhje për dy shtete.

 Delegacione të  larta të "Hamasit" dhe "Xhihadit Islamik" paraprakisht ishin  për bisedime në kryeqytetin e Egjiptit. Egjipti do të jetëedhe stacioni i fundit në turneun aktual në Lindjen e Mesme të Sekretarit amerikan  të Shtetit  Entoni Blinken.

 

QËNDRONI TË LIDHUR