• e enjte, 26 dhjetor 2024

A do ta shfrytëzojë sivjet Kodra e Diellit në maksimum vizitueshmërinë masive

A do ta shfrytëzojë sivjet Kodra e Diellit në maksimum vizitueshmërinë masive
Tetovë, 9 janar 2021 (MIA) - Nëse në të kaluarën vlente një rregull i pashkruar se gjatë ditëve të punës në Kodrën e Diellit ka më pak vizitorë, këtë sezon po ndodhë e kundërta. Tani çdo dit ka mbase mijëra vizitorë duke e pasur parasysh rënien e shtresës më të madhe të dëborës, festat e fundvitit por edhe gjendjen me pandeminë e cila nuk e lejon turizmin në shtete të huaja. Dëbora, ajri i pastër, dielli i ngrohtë dhe natyra e mrekullueshme është ajo për çka të gjithë vijnë në Malin Sharr dhe qendrën e saj rekreative për skijim Kodra e Diellit, por nga ana tjetër koncentrimi i një numri të madh të cilët vijnë në të njëjtën kohë nënkupton edhe sfidë me të cilën duhet të përballen ata, siç janë pritjet e gjata në radhë dhe kolona. Mungesa e vendparkingjeve në Kodrën e Diellit janë shkaku që policia 3-4 kilometra para hyrjes në qendrën për skijim e rregullon komunikacionin. Policia e bllokon rrugën me automjetin e tyre dhe drejtuesve të automjeteve u thonë t'i parkojnë automjetet. Lejohen të kalojnë vetëm automjetet e pronarëve të vikend shtëpizave të cilët kanë vendparkimin e tyre, por kjo gjithmonë është edhe arsyeja e debateve midis policisë dhe drejtuesve të automjeteve për atë se kush duhet ta vazhdojë rrugën e kush ta lë automjetin të parkuar disa kilometra nga Kodra e Diellit. Nëse duhet parkuar aty ku thotë policia kjo nënkupton ecje më këmbë rreth gjysmë ore deri në një orë deri tek qendra e skijimit. Ata të cilët i marrin skijat e tyre duhet që të gjithë pajisjen ta bartin me vete. Nëse koha është e mirë me diell, ana "e mirë" është ecja më këmbë në ajër të pastër. Prindërit me fëmijë të vegjël përballen me rrezik pasi lëvizin nëpër korsi. Deri tek Kodra e Diellit janë edhe disa livadhe dhe ato i shfrytëzojnë fëmijët për t'u argëtuar në borë. Një pjesë e vizitorëve të cilët nuk duan të ecin më këmbë, këtu qëndrojnë me fëmijët e tyre të cilët rrëshqasin me saja dhe bëjnë figura dëbore. Përgjatë rrugës ka automjete të parkuara në të dyja anët. Nga tabelat e regjistrimit mund të shihet se ka njerëz nga i gjithë shteti ndërsa ka edhe nga Shqipëria dhe Kosova. Nga rruga kryesore shtegu i parë që çon drejt terreneve të skijimit është shtegu drejt dy hoteleve Snou Patroll dhe Teteks Arena dhe kryesisht të gjithë e përdorin për arritur deri tek teleferikët për skijim. Krahas lëvizjes së shumë njerëzve këtu janë edhe ata me saja elektrike për turmë shtesë. Në qendrën e skjimit radhët janë më të mëdha para teleferikëve. Vitin e kaluar skijatorët nuk kishin mundësi për të skijuar këtu pasi nuk kishte dëborë, mbase prandaj tani të durueshëm prisnin të prinin biletat, të ngjiten në shtigjet më të larta për të skijuar nëpër shtresën e bardhë të dëborës. Në radhë pritet edhe para objekteve hotelierike, si për tavolinë ashtu edhe për marrjen e ushqimit dhe pijeve. Të gjitha objektet hotelierike janë plotësuar në mënyrë maksimale e kështu pritja për të tavolinë mund të zgjasë deri në një orë, ndërsa të nevojshme janë edhe dhjetë minua për të marrë kafe apo çaj me vete. Sivjet janë vërejtur radhë edh tek numri më i madh i shkollave të skijimit për fëmijë. Vijnë edhe nga qytetet e tjera dhe qendra të skijimit ku nuk ka borë. Përkundër problemeve të tilla për të shkuar në Kodrën e Diellit, ne nuk takuam njerëz që hoqën dorë për të ardhur në terrenet e skive. Sidoqoftë, idili dimëror i përbërë nga rrezet e diellit, ajri i pastër dhe bora është më tërheqës për njerëzit sesa situata në qytetet nga vijnë, tani kryesisht në mjegull, smog dhe ajër të ndotur. Në shtigjet me dëborë, për të paktën disa orë, harrohen të gjitha sfidat në lidhje me mbërritjen, por edhe problemet e njerëzve dhe pandeminë në përgjithësi. Në dëborë dhe në diell, vështirë se dikush është pa buzëqeshje dhe i lumtur të qëndrojë në mal në kushte idilike të dimrit. Bisedat në lidhje me bukurinë e malit Shar dhe prania e borës, ajrit të pastër dhe diellit mund të dëgjohen në të gjitha dialektet. Kodra e Diellit është plot me vizitorë si në kohët më të mira në vitet 80 dhe 90 të shekullit të kaluar, kështu që i mbetet udhëheqësisë nëse do ta shfrytëzojë shansin të paraqitet si mikpritës i mirë dhe t'i mbajë skiatorët pas hapjes së kufijve për të mos shkuar përsëri në vendpushimet e skive në Bullgari dhe Serbi. Më 17 dhjetor, u bë e mundur që të përdoren ashensorët e skive ose teleferikët pasi shtresa e parë e madhe e borës ra disa ditë më parë, dhe u punua për përgatitjen e pistave të skijimit. Bileta sezonale e vitit të kaluar për skijim vlen edhe këtë sezon skijimi sepse skiatorët nuk kishin mundësinë ta përdorin atë. Bileta ditore, e cila është e vlefshme nga ora 9 deri në orën 15:30, shitet me çmim prej 1.000 denarësh, bileta gjysmëditore, e cila vlen nga ora 12 deri në orën 15:30, është 700 denarë. Bileta për skijim nate, e cila është e vlefshme nga ora 19:00 deri në orën 22:00, është 500 denarë. Garanci kthyese në vlerë prej 150 denarë paguhet për të gjitha biletat. Risi është mundësia për një tur turistik me një makinë dëbore me çmim prej 6.500 denarësh në orë. Aleksandar Samarxhiev

QËNDRONI TË LIDHUR