A do të bëhet kafeja luks në vitin 2025 ? Çmim rritet, shitja bie
- A do të bëhet kafeja luks në vitin 2025, kjo është pyetja që është ngritur pas një sërë raportesh në mbarë botën se prodhuesit e kanë gjithnjë e më të vështirë marrjen e lëndëve të para, ndërsa kompanitë që i përpunojnë dhe shesin ato? po përballen me shpenzime të rritura.
Shkup, 28 dhjetor 2024 (MIA) - A do të bëhet kafeja luks në vitin 2025, kjo është pyetja që është ngritur pas një sërë raportesh në mbarë botën se prodhuesit e kanë gjithnjë e më të vështirë marrjen e lëndëve të para, ndërsa kompanitë që i përpunojnë dhe shesin ato? po përballen me shpenzime të rritura.
Sipas hulumtimeve të fundit, rritja e shpenzimeve të blerjes së kafesë, si pasojë e ndryshimeve klimatike, i inkurajon kompanitë që të përshtaten me realitetin e ri ekonomik, i cili rëndohet nga çmimet e larta të kokrrave të kafesë dhe problemet logjistike.
Furnizimet globale po shterohen për shkak të kushteve ekstreme të motit. Ekspertët parashikojnë që të korrat e arabikas në Brazil mund të bien për mbi 10 për qind, ndërsa prodhimi i robustës në Vietnam mund të bjerë deri në 10 për qind deri në fund të vitit 2025.
Analistët e bursës janë qetësues, duke thënë se çmimi i kafesë pritet të vazhdojë të rritet në vitin 2025, por me ritme të reduktuara. Stabilizimi i tregut pritet së shpejti, duke pasur parasysh rritjen enorme në vitin 2024.
Rritja e çmimit të kafesë po ndihet edhe në këtë vend. Këtë vit çmimi ka ndryshuar disa herë dhe për ta bërë më të përballueshme për qytetarët, kafeja shpesh shitet në aksion. Aktualisht një paketë prej 200 gramësh "kafe turke" kushton rreth 80 deri në 120 denarë, apo edhe më shumë.
"Pothuajse gjatë pdo hyrje në market, vërej se çmimi i kafesë po rritet. Zakonisht blej kur është në aksion dhe kërkoj edhe ambalazhe më të mëdha, me ato pak gramë "falas" të shënuara në ambalazh. Gjatë kësaj periudhe besoj se është rritur konsumi sepse kafeja bëhet dhuratë pothuajse çdo ditë, duke marrë parasysh festat aktuale dhe ato të ardhshme", thotë për MIA-n një konsumator nga Shkupi.
Shtoi gjithashtu se blen kafe që shiten "në paket", nga dy, me çka vijnë edhe dhuratë dhe nëse "gjen" më të lirë, blen më shumë që të gjendet.
Sipas Ilija Minovski, kryeshef ekzekutiv i RIO SHPKNJP - Ilinden, çmimi i kafesë së papërpunuar aktualisht është rritur për më shumë se 70 për qind krahasuar me fillimin e vitit.
"Jemi duke u përballur me sfida sa i përket furnizimit me lëndë të parë, për shkak të rritjes drastike të çmimit të kafesë në bursë, e cila është vazhdimisht në rritje enorme, duke arritur një rekord të lartë në çmimet e kafesë. Gjithashtu, furnizimet globale të kafesë janë të kufizuara (për shkak të ndryshimeve klimatike dhe thatësirës, problemeve të transportit, krizës globale etj.), që do të thotë ulje e ofertës dhe çmimet po rriten me rritjen e kërkesës. Si kompani po përjetojmë rritje të shpenzimeve të prodhimit për shkak të rritjes së çmimit të lëndës së parë bazë", thotë Minovski për MIA-n.
Vlerësimi i tij është se në këto kushte, me rritje pothuajse të vazhdueshme të çmimeve të ushqimeve, çmimet e kafesë nuk mund të jenë të qëndrueshme.
"Çmimet nuk mund të jenë të qëndrueshme, sepse kafeja është produkt i bursës dhe aktualisht çmimi i saj është vazhdimisht në rritje. Ne si prodhues të kafesë duhet t'i rrisim çmimet me pakicë, ndonëse rritja e çmimit tonë është minimale në krahasim me kushtet e diktuara nga bursa botërore", thekson Minovski.
Ai thekson se shitjet janë në rënie krahasuar me vitet e kaluara, por janë ende në një nivel të mirë duke qenë se tregu e kërkon dhe e do kafenë turke.
"Shpresojmë në stabilizimin e bursës. Mirëpo, gjendja aktuale e bursës dhe informacionet që i kemi tregojnë se çmimi nuk do të ulet apo stabilizohet së shpejti", decid Minovski.
Sipas "World of Statistics", vitin e kaluar vendi u rendit i 18-ti në botë për sa i përket kafesë së konsumuar për kokë banori në vit. Të dhënat thonë se ne pimë dy milionë filxhanë kafe në ditë, ose rreth 730 - 800 milionë në vit.
Konsiderohet se në mbarë botën çdo ditë konsumohen nga tre miliardë filxhanë kafeje. Konsumatorët më të mëdhenj janë vendet e BE-së me 46,8 milionë qese (nga 60 kilogramë secila) në vit, që është 28,1 për qind e konsumit global. Në SHBA 16.1 për qind me 26,9 milionë çanta dhe Brazili është në vendin e tretë me 22,9 milionë qese ose 13.7 për qind. Më pas vjen Gjermania me 5,7 për qind, Japonia me 4,7 për qind, Indonezia me 3,3 për qind, Franca me 3,2 për qind, Italia me 3,1 për qind, Rusia me 2,9 për qind dhe Kanadaja me 2,4 për qind.
Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare të Kafesë nga viti 2020, 10 vende janë prodhuesit më të mëdhenj. Brazili kryeson me 37,4 për qind të prodhimit të përgjithshëm botëror ose 63,4 milionë qese (nga 60 kilogramë secila) dhe Vietnami me 17,1 për qind ose 29 milionë qese. Më pas vijojnë: Kolumbia me 14,3 për qind, Indonezia me 7,1, Etiopia me 4,3, Hondurasi me 3,6, India me 3,4, Uganda me 3,3, Meksika me 2,4 dhe Peruja me 2,2 për qind të prodhimit të përgjithshëm. Në pjesën tjetër të botës prodhohen 18,4 milionë qese, ose rreth 15 për qind e prodhimit të përgjithshëm.
Në botë janë evidentuar rreth 12,5 milionë ferma kafeje, ndërsa 95 për qind e tyre janë më të vogla se pesë hektarë. Pothuajse gjysma janë në Etiopi, 2,2 milionë, në Ugandë, 1,8 milionë dhe në Indonezi, 1,3 milionë. Vietnami, Burundi, Kenia dhe Kolumbia kanë nga 500,000 prodhues të vegjël. Prodhuesit e vegjël janë shtylla kurrizore e kësaj industrie globale dhe të paktën 5,5 milionë jetojnë në varfëri me më pak se 3,2 dollarë në ditë.
Mirjana Çakarova
Foto: MIA