• e shtunë, 23 nëntor 2024

Trençevska: Të punësuarit në Qendrat ndërkomunale sociale deri në fund të vitit do të marrin regres për pushim vjetor K-15

Trençevska: Të punësuarit në Qendrat ndërkomunale sociale deri në fund të vitit do të marrin regres për pushim vjetor K-15

Shkup, 26 korrik 2023 (MIA) – Deri në fund të vitit të punësuarit në Qendrat ndërkomunale për punë sociale do të marrin regres për pushim vjetor në shumë prej 10 mijë denarësh, ndërsa nga viti 2024, K-15 do të jetë së paku 30 për qind e pagës mesatare, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Në ngjarjen e sotme me rastin e promovimit të zyrave të reja të Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale Shkup, Trençevska potencoi se shpalljet e punësimit do të publikohen shpejtë pasi të marrin pëlqimin e Ministrisë së Financcave, në pajtim me planin vjetor të punësimit në Qendrën ndërkomunale për punë sociale.

"Ne si ministri që në vitin 2019, me reformat në mbrojtjen sociale, vazhdimisht e rrisim numrin e të punësuarve në qendra. Numri është vërtetë i madh dhe me këtë lehtësohet puna e kolegëve në qendra, megjithatë është përmirësuar edhe shërbimi që e japin për punë sociale", tha ajo.

Lidhur me pyetjen për atë që nuk ishin miratuar Propozim-ligjet e personave me aftësi të kufizuara dhe nëse janë planifikuar masa të cilat do t'i kënaqin disa prej kërkesave, ajo i elaboroi më shumë aktivitete të cilat u zbatuan gjatë periudhës së kaluar nga MPPS.

"Shtesën e veçantë për personat me aftësi ndryshe në nëntor të vitit 2022 e rritëm për 15 për qind. Me pagesën e të drejtave të janarit në sistemin për mbrojtje sociale dhe kujdes për fëmijët, të gjitha të drejtat u harmonizuan me Ligjin për punë sociale dhe Ligjin për mbrojtje të fëmijëve, gjegjësisht, çdo shfrytëzues i të drejtës së mbrojtjes sociale dhe për fëmijë mori kompensim të rritur për 14,2 për qind. Jemi duke punuar në shërbime të reja. Viteve të kaluara vendosëm shërbime të cilat janë të dedikuara pikërisht për personat me aftësi ndryshme. Pa dallim nëse janë fëmijë deri në moshën 26 - vjeçare apo fëmijë me aftësi ndryshe mbi moshën 26-vjeçare", tha ministrja.

Ajo e përmendi edhe shërbimin për ndihmë dhe trajtim në azil që u aplikua në 44 komuna dhe përmendi se thuajse në të gjitha qytetet janë hapur qendra ditore për persona me aftësi ndryshe.

"Vendosëm edhe të drejta për prindër që kan fëmijë me aftësi ndryshe, gjegjësin kompensim të përhershëm për njërin prej prindërve. E di se njëri prej prindërve i cili ka fëmijë me aftësi ndryshe zakonisht është i lidhur për shtëpinë dhe nuk shkon në shtëpi, pikërisht për faktin që të mund t'i ofrojë kujdes përkatës fëmijës së vet. Për këto arsye me reformat në vitin 2019 e vendosëm të drejtën e kompensimit të përhershëm të prindit i cili e ka shoqëruar fëmijën e vet deri në moshën 26-vjeçare dhe nuk e ka vendosur në azil", tha ajo.

Sipas saj, përveç kompensimeve materiale, më të rëndësishme janë shërbimet, pasi, siç tha, ato kontribuojnë shumë drejt integrimit në shoqëri.

QËNDRONI TË LIDHUR