• e enjte, 18 korrik 2024

Temperaturat mbi 40 gradë dhe indeksi UV 10

Temperaturat mbi 40 gradë dhe indeksi UV 10

Shkup, 18 korrik 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë mesatare dhe herë pas here e fortë nga veriu përgjatë Vardarit.

Temperatura minimale, siç informon DPHM, do të jetë në intervalin prej 16 deri në 24 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 34 deri në 41 gradë. Indeksi UV do të jetë 10.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me erë mesatare, herë pas here të fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 22 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 37 gradë.

Siç njoftoi DPHM, në ditët në vijim rajoni i vendit tonë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e një mase ajrore shumë të ngrohtë. Do të mbetet mot shumë i ngrohtë me temperatura të larta, temperaturat e mëngjesit në shumë vende do të jenë mbi 20 gradë, ndërsa ato të ditës do të arrijnë mbi 40 gradë, prandaj do të jetë aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta. Indeksi UV do të ketë një vlerë shumë të lartë prej 10. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR