• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shkupi mëngjesin e sotëm është i 19-ti në botë sipas ndotjes së ajrit

Shkupi mëngjesin e sotëm është i 19-ti në botë  sipas ndotjes së ajrit

Shkup, 4 janar 2024 (MIA) - Shkupi sot është në vendin e 19-të sipas ndotjes së ajrit  në listën e platformës "Ajkjuer" IQAir (Indeksi Botëror për cilësi të ajrit).

Sipas përqëndrimit të grimcave-PM në ajër, e matur në orën 11:00 sipaskohës lokale, nuk rekomandohet qëndrimi në natyrë për personat me shëndet të ndjeshëm.

Qytetet më të ndotura në botë këtë mëngjes janë Delhi në Indi, Daka në Bangladesh dhe Lahor në Pakistan. Në Evropë përveç Shkupit, por me nivel mesatar të ndotjes, në listë janë  edhe Kievi në vendin e 24-të dhe Sofja në vendin e 37-të, tregon platform Ajkjuer që mat cilësinë e ajrit në kohë reale.

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova tha dje se analizat tregojnë se 45 për qind e ndotjes vjen nga amvisëritë, por edhe nga institucionet publike që nuk përdorin sisteme ekologjike të ngrohjes.

 Ajo theksoi se masat aktuale për mbrojtjen nga ndotjen e ajrit janë afatshkurtëra dhe zëvendësimi i sistemeve të ngrohjes me ato ekologjike është një masë afatgjatë, por edhe një proces afatgjatë. Në të njëjtën kohë, ajo inkurajoi komunat, pasi shteti zbaton projekte në objektet publike, të bëjnë të njëjtën gjë në kuadër të mundësive të tyre. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

   

QËNDRONI TË LIDHUR